AlbanianSport.com 12.10.2014 20:25
ASNN – Autori i golit ndaj Danimarkës dhe futbollisti më i mirë në fushë për kuqezinjtë, Ermir Lenjani, theksoi pas barazimit 1-1 se një pikë ndaj një kundërshtari të tillë nuk është keq.
“Golin ia dedikoj familjes dhe tifozëve. Kishim shansin për të shkuar në 2-0, por nuk ishte e thënë, – deklaroi ai. – Një pikë nuk është keq kundër Danimarkës pasi janë një kundërshtar i fortë.”
Duke folur për ndeshjen e radhës ndaj Serbisë, Lenjani theksoi: “Do të japim 200%, do të luftojmë për çdo top dhe duam fitore për të gjithë shqiptarët”.