Kombëtarja / Lenjani & Abrashi: Të shmangim pësimin e golave të shpejtë

Share Button

Shqiperi-Zvicer-0-1-Abrashi

AlbanianSport.com 13.06.2016 19:35

ASNN – Në konferencën për shtyp të mbajtur në mbrëmje në kampin stërvitor të kuqezinjve, në Përro-Girrek, në Francë, para medias kanë dalë mesfushorët Ermir Lenjani dhe Amir Abrashi. Të dy futbollistët e kanë venë theksin tek shmangia e pësimit të golave që në minutat e para, sidomos në takimin e radhës, atë ndaj Francës.

Evitimi i pësimit të golave në minutat e para ishte lajtmotivi i konferencës për shtyp të mbajtur në mbrëmje në kampin stërvitor të kuqezinjve, në Përro-Girrek, në Francë, ku para medias kanë dalë mesfushorët Ermir Lenjani dhe Amir Abrashi. “Shfaqëm probleme në mbrojtje në ndeshjen e fundit me Zvicrën”, – ka pohuar Lenjani.

“Me Francën do të luajmë ashtu si jemi paraqitur në dy ndeshjet miqësore, ku do të jemi maksimalisht të angazhuar në lojë, – ka vijuar ai. – Kemi edhe dy ditë stërvitje dhe do të japim më të mirën.” Kundër Francës, Lenjani premton angazhim maksimal, me Kombëtaren që do të provojë shanset e saj.

“Nuk kemi më kohë të mendojmë për atë që ndodhi me Zvicrën, – ka theksuar mesfushori kuqezi. – Tashmë kemi dy ndeshje përpara, të mërkurën me Francën dhe më pas me Rumaninë. Duhet të japim maksimumin. Goli i pësuar, mungesë përqendrim?”

“Nuk mund ta themi këtë, – ka vijuar ai. – Jemi paraqitur mirë në pjesën e dytë të ndeshjes, por kështu ndodh në futboll”. Ndërsa “motori” i mesfushës së Kombëtares beson se kuqezinjtë mund të përfitojnë nga presioni që kanë francezët dhe mund të marrë rezultat pozitiv.

Por, edhe Abrashi beson se, që kjo të arrihet, duhet të evitohen gabimet dhe të mos pësohet një tjetër goli shpejt. “Nuk duhet të pësojmë gola të shpejtë për ti dhënë skuadrës besim dhe të përmirësojmë gabimet, – ka thënë ai. – Mendoj se mund të dalim nga kjo sfidë me rezultat pozitiv”.

“Kemi treguar që nuk u trembemi skuadrave të mëdha, – ka vijuar Abrashi. – Normale që Franca është më e impenjuar sepse luan në shtëpi, por do të kenë edhe presion nga tifozët. Nuk duhet të pësojmë gola të shpejtë për ti dhënë skuadrës besim dhe të përmirësojmë gabimet. Mendoj se mund të dalim nga kjo sfidë me rezultat pozitiv”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh