AlbanianSport.com 04.09.2015 09:35
ASNN – Kombëtarja kuqezi mbërriti dje në Kopenhagen, për të qenë e gatshme sot për përballjen ndaj përfaqësueses së Danimarkës, në kuadër të ndeshjeve eliminatore për “Euro 2016”-tën.
Në këtë ndeshje De Biazi nuk është me formacionin e tij më të mirë, pasi ka dëmtime të shumta, por në të njëjtën situatë ndodhet edhe Danimarka, së cilës i mungojnë plot tre lojtarë të formacionit bazë.
Tensioni është i madh, por edhe motivimi është shumë i madh. Kjo është një ndeshje e drejtpërdrejtë për vendin e dytë, megjithëse skuadra jonë ka një shans më shumë sepse, në bazë të kalendarit, ka një takim më tepër për të luajtur.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar në orarin e ndeshjes edhe seancën e fundit stërvitore në Stadiumin “Telia Park”, ku De Biazi dhe të tijtë u kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve për takimin e sotëm.