AlbanianSport.com 06.06.2016 17:55
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Francë në mesditën e së hënës. Sipas një ceremoniali te caktuar nga UEFA për te gjitha skuadrat e Evropianit dhe kuqezinjtë janë pritur nga kryetari i Bashkisë së qytetit ku do të qëndroje skuadra dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.
Kështu, Kombëtarja shqiptare e ka nisur sot zyrtarisht aventurën në Euro 2016, pasi skuadra kuqezi u prit me ceremoni në Francë. Kombëtarja zbriti në orën 13:20 të së hënës në Francë.
Avioni u ul në aeroportin e Lanionit, ku është pritur në një ceremoni të veçantë nga kryetari i Bashkisë së qytetit që do të presë përfaqësuesen shqiptare, e cila do të qëndrojë në Përro Gire.