Kombëtarja kuqezi kthehet në atdhe, pritje madhështore në Rinas (3 Videos)

Share Button

Serbi-Shqiperi-0-0-autobusi-tifozet

AlbanianSport.com 15.10.2014 04:05

ASNN – Një pritje e denjë për ata që Zv/Kryeministri Niko Peleshi i quajti “fitues moralë” të betejës së Beogradit dhe që Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, i quajti “heronj të ditës”. Kjo ka qenë tabloja e orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, kur Kombëtarja kuqezi ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, e pritur nga mijëra sportdashës.
Kombëtarja kuqezi ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit në orët e para të mëngjesit, ku i është rezervuar një pritje madhështore. Në fakt, një pjesë e mirë e rrugës që të çon në aeroport, ishte bllokuar nga mijërat e sportdashësve që kishin dalë për të pritur Kombëtaren. Në pistën e aeroportit, delegacioni shqiptar, i përbërë nga lojtarët dhe stafi teknik i Kombëtares, drejtues dhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe kontingjenti i medias, është pritur nga Zv/Kryeministri Niko Peleshi, si dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.
Më pas, dy funksionarët e qeverisë, të shoqëruar nga presidenti i federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, dhe kapiteni Lorik Cana, kanë dalë para mediave në një konferencë të shkurtër për shtyp. “Jemi këtu pas një përvoje traumatike që kemi kaluar, në një ndeshje futbolli që fatkeqësisht u ndërpre për arsye që nuk kishin lidhje me futbollin dhe që mund të kishte patur një fund edhe më të trishtueshëm”, – ka deklaruar trajneri italian i Kombëtares kuqezi.
“Unë jam krenar që lojtarët e mi ruajtën gjakftohtësinë dhe e përballur me dinjitet dhe jam shumë i lumtur që tifozët tanë aty jashtë ndjehen krenar për ne që e mbajtëm lart flamurin shqiptar sot, – ka shtuar De Biazi. Më pas, kapiteni Lorik Cana ka dalë për t’u takuar me tifozët që kishin pritur me orë të tëra për të parë heronjtë e tyre, ndërsa autobusi i Kombëtares është përcjellë mes ovacionesh të zjarrta.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Kombëtarja / Lista kuqezi, mes mungesave, kthimeve & suprizave

Kombëtarja / Lista kuqezi, mes mungesave, kthimeve & suprizave

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:00 ASNN – Kombëtarja, në pritje të listës kuqezi. Kthehet Manaj,

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh