Gjergj Vyshka 07.12.2015 12:55
Xhovani de Biazi ka vendosur. Pas aventurës me Shqipërinë nuk do të kthehet në Itali, por do të shohë për një skuadër jashtë vendlindjes së tij.
Motivi është zbuluar më shumë se një herë prej tij. “Do të më pëlqente një aventurë tjetër jashtë Italisë”, – ka thënë ai për mediat e vendlindjes.
Italiani nuk ndihet mirë në Itali dhe presioni i tepërt që ka pasur në vitet kur ka punuar është padiskutim pengesa më e madhe.
Duke folur për mediet e këtij vendi, ai përjashton mundësinë që ta shohim tani shpejt në stolin e ndonjë ekipi të Serisë A, apo edhe të Serisë B.