AlbanianSport.com 13/10/2021 12:25
ASNN – Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, në konferencën për shtyp pas ndeshjes u shpreh se ishin mjaft të zhgënjyer për rezultatin, pasi qëllimi i tyre ishte fitorja para syve të tifozëve. “Pikë së pari, në futboll gjithmonë ndodhin gabime, – ka thënë ai. – Dhe skuadra polake bëri gabime, por nuk shënuam dot. Jemi krenarë me këtë grup, ka qenë një rrugëtim i rëndësishëm, jemi rritur, kemi besuar që ti gëzojmë tifozët dhe të fitojmë ndeshjen. Nuk i shfrytëzuam rastet, te rasti i golit ishte goditje për ne, në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, pasi u ruajtëm nga gabimet. Në pjesën e dytë, duke parë që po humbnim duelet në ajër, donim të luanim në ajër, aty ndodhi një gabim.”
“Më pas ishte shumë e vështirë, ndodhi dhe ndërprerja që nuk e di sa na ndihmoi, – ka vijuar portieri shqiptar. – Duhet të vazhdojmë përpara, të shohim deri në fund të shpresojmë për një vend në Botëror, të përmirësohemi dhe në sfidat e radhës të bëjmë më mirë. Shumë nga çunat ishin të dëshpëruar, bëmë një lojë të mirë. E vendosëm Poloninë në vështirësi, pavarësisht sa fizik janë. Gjithë çunat ishin të bindur që mund të fitonim, ishte dëshpëruese pas ndeshjes, por ku përfundon ndeshja nuk ke çfarë bën.” Më tej, ai ka shpjeguar se lodhja kishte qenë ajo që kishte sjellë humbjen të martën përballë Polonisë.
“Rezultati mund të ishte ndryshe, jemi krenarë për këtë rrugëtim që kemi bërë, ekipi dha gjithçka nga vetja, – ka thënë gardiani i portës kuqezi. – Më vjen keq që nuk mundëm të gëzonin tifozët që sot ishin fantastikë. Ishte një moment ku nuk arrinim të sulmonim, ndoshta edhe për shkak të ekipit polak që ishte fizikisht më i fortë. Lodhja na bëri të gabonim dhe ne u munduam të luanim. Unë u mundova të rinisim lojën shpejt se po humbnim shumë topa të gjatë, aty gabuam dhe aty erdhi krosimi dhe goli që pësuam. Mendoj që me siguri Polonia ka cilësi më shumë se Hungaria dhe me siguri rezultatin që donim patjetër fitoren.”
“Djemtë ishin pak nervozë dhe në fillim nuk qarkulluam topin. Pastaj prapë bëmë gabime, por mendoj se kishim kundërshtar të fortë fizikisht, jashtëzakonisht i fortë dhe këtu kishim mangësi. Mendoj se bëmë ndeshje të bukur, krijuam rastet tona, mund të fitonim por nuk ia dolëm”, – ka përfunduar kapiteni i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha.