AlbanianSport.com 16.10.2014 11:15
ASNN – Përtej rezultatit të arritur në miqësoren me Francën, ka rezultuar një përvojë e lodhshme për Kombëtaren kuqezi udhëtimi nga Rena drejt Xhenovas. Kjo për arsye të gjendjes emergjente në të cilën ndodhet Italia, për shkak të motit të keq.
Veriu i vendit fqinj, me përfaqësuesen e të cilit Shqipëria do të përballet të mërkurën në mbrëmje në një ndeshje miqësore, është goditur nga shirat e dendur dhe përmbytjet, çka ka bërë që në shumë zona, trafiku rrugor të bllokohet, duke krijuar probleme edhe për autostradat, transportin hekurudhor dhe aeroportet.
Për këtë arsye, udhëtimi i Kombëtares kuqezi nga Franca drejt Italisë është shtyrë me plot 8 orë dhe ndërkohë që duhet të mbërrinte në Xhenova në orën 12:00, avioni “çarter” i Kombëtares ka mbërritur në Milano rreth orës 20:00.
Kjo ka bërë që kuqezinjtë të mos kushtëzohen përsa u përket seancave stërvitore, ndërsa edhe vetë zhvillimi i ndeshjes është në dyshim. Midis alternativave që po shqyrtohen janë zhvendosja e ndeshjes miqësore të së martës në Stadiumin “Olimpiko” të Torinos.