AlbanianSport.com 07.10.2014 07:55
ASNN – Kombëtarja kuqezi ka nisur javën e përgatitjeve për sfidën me Danimarkën, dhe, pas ditës së martë, me dy seanca stërvitore, të mërkurën do të ketë një seancë dhe një ndeshje testuese në “Elbasan Arena”, duke vijuar enjten dhe të premten me nga një seancë të vetme.
Stërvitja kuqezi do të zhvillohet në Durrës, ndërsa ndeshja e së shtunës do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Programi stërvitor i këtyre katër ditëve për kombëtaren tonë do të jetë tepër i ngjeshur. Mediat do të jenë të pranishme vetëm në dhjetë minutat e para të fillimit të seancave stërvitore.
Ja kalendari stërvitor i Kombëtares për ndeshjen me Danimarkën:
E martë
(07.10.2014)
09:30 Stërvitje në fushën e Resortit “Tropikal”
11.30 Skuadra dhe stafi do të marrin pjesë në promocionin e sponsorëve. Nuk do të flasë njeri.
17:30 Stërvitje në fushën e Resortit “Tropikal”
E mërkurë
(08.10.2014)
10:00 Stërvitje në fushën e Resortit “Tropikal”
18:30 Ndeshje stërvitore në “Elbasan Arena”
20:15 Dy futbollistë të skuadrës do të flasin për mediat në Elbasan Arena.
E enjte
(09.10.2014)
17:30 17:30 Stërvitje në fushën e Resortit “Tropikal”
E premte
(10.10.2014)
12:15 Konferencë për shtyp e trajnerit De Biazi dhe e një futbollisti
17:30 Në fushën e Resortit “Tropikal”