(Video) Kombëtarja / “Il Messaggero” i prish Krishtlindjen, Panuçi e përgënjeshtron

Share Button

AlbanianSport.com 24/12/2018 20:15

ASNN – Sipas të përditshmes së njohur italiane, “Il Messaggero”, që e ka bazën në kryeqytet, trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, po piketohet si zëvendësuesi i Di Françeskos në stolin e Romës. Megjithatë, pasdite, vetë trajneri i Kombëtares kuqezi, e ka mohuar kategorikisht këtë lajm. Kombëtarja kuqezi e futbollit ka përjetuar një pështjellim gjatë të ditës së hënës pasi një lajm i bujshëm ka qarkulluar në mediat italiane.

Sipas të përditshmes së njohur italiane, “Il Messaggero”, që e ka bazën në kryeqytet, trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, po piketohet si zëvendësuesi i Di Françeskos në stolin e Romës. Madje sipas kësaj të përditshmeje, 45-vjeçari po qëndron në prapaskenë dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë një takimin me drejtuesit verdhekuq. “Il Messaggero” pohon se italiani ka kontratë me Shqipërinë deri në vitin 2019, por një ofertë nga Roma mund të ishte e parezistueshme për të.

Panuçi gëzon raporte të mira me Franko Baldinin, njeriun e besuar të presidentit Palota dhe nuk është çudi që t’i besohet stoli i skuadrës italiane që kohët e fundit është në krizë rezultatesh. Në vijim, gazeta italiane zbulon se Panuçi ka zgjedhur Karaibet për të kaluar festat e fundvitit, por me shumë gjasa do të largohet të enjten drejt Romës, pasi të premten do të jetë prezent në “Olimpico”  për të ndjekur nga afër takimin përballë Parmës.

Po sipas “Il Messaggero”-s, atë ditë pritet të ketë dhe një takim me drejtuesit romanistë dhe trajnerit 45-vjeçar në lidhje me të ardhmen e skuadrës. Megjithatë, pasdite, trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, ka mohuar kategorikisht këtë lajm. Në një prononcim të shkurtër për mediat shqiptare, trajneri italian ka këmbëngulur se nuk ka asnjë kontakt me klubin e Serisë A, duke theksuar se ka për të respektuar kështu kontratën që ka me FSHF-në.

“Unë me klubin e Romës nuk kam absolutisht asnjë kontakt. Për më tepër kam kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit”, – deklaroi trajneri i Shqipërisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh