Kombëtarja / Hungaria, Bendegúz & Véçsei: Shqipëria, kundërshtar i vështirë

Share Button

AlbanianSport.com 06/10/2021 18:40

ASNN – Futbollistët Bolla Bendegúz dhe Bálint Véçsei flasin për përballjen e së shtunës me kuqezinjtë. Hungaria vijon përgatitjet për sfidën e 9 tetorit 2021 me Shqipërinë dhe skuadra e trajnerit Marko Rosi e ka të qartë se kjo ndeshje përbën shansin e fundit për të shpresuar për të paktën vendin në “play-off”-in e Botërorit 2022. Duke folur për mediat, Bolla Bendegúz dhe Bálint Véçsei e kanë pohuar një gjë të tillë, duke theksuar se Hungaria do të arrijë ta mundë Shqipërinë vetëm nëse luan si ekip.

Bálint Véçsei bëri debutimin e tij pikërisht në fitoren minimale ndaj Shqipërisë në 2014-ën, por, që nga ajo kohë, ai ka luajtur vetëm një ndeshje, kundër Kazakistanit, dhe, nëse aktivizohet të shtunën ndaj kuqezinjve, do të regjistrojë ndeshjen e 3-të me fanellën e përfaqësueses hungareze. “Ka kaluar shumë kohë që kur kam qenë i grumbulluar me përfaqësuesen, por nuk kam reshtur së punuari që punuari që të rikthehem prapë”, – tha ai, duke folur për mediat hungareze në kampin stërvitor në Telki.

“Shqipëria ka lojtarë shumë të fortë, lojtarë shumë të fortë individualisht dhe këtë e kam mësuar edhe nga shoku im i skuadrës tek Ferencvároshi, Myrto Uzuni, – vijoi mesfushori i kampiones së Hungarisë. – Por edhe ne i kemi lojtarët e duhur, veçse duhet të luajmë si skuadër, sepse fuqia e vërtetë e përfaqësueses hungareze këto vitet e fundit ka qenë aftësia e 11 lojtarëve që luftojnë për njëri-tjetrin në fushën e blertë. Nëse e arrijmë një gjë të tillë të shtunën, mund ta fitojmë këtë përballje.” Kurse Bendegúzi thekson se ndeshja e së shtunës fitohet vetëm duke luajtur me shpirt luftarak, duke synuar fitimin e sa më shumë dueleve në mesfushë.

“Shtatori ishte një muaj i dhimbshëm, sepse pësuam një humbje në Shqipëri, të cilën duam ta kompensojmë në shtëpi, – tha lojtari i krahut që militon në radhët e Gras’hopersit në kampionatin zviceran. – Kundërshtari i së shtunës luan futboll të drejtpërdrejtë, me lojtarët që synojnë duelet një kundër një, një aspekt ku ne në fakt kemi ca mangësi, sidomos në fushë të huaj. Futbolli luftarak është një kërkesë thelbësore në ndeshjen e së shtunës, edhe pse kemi disa lojtarë që rrezikojnë për shkak të kartonëve.”

Që nga fillimi i ndeshjes, duhet të ushtrojmë trysni ndaj kundërshtarëve dhe të ndërtojmë sa më tepër raste të mundemi për të shënuar, sepse vetëm kështu mund të festojmë”, – përfundoi futbollisti hungarez, Bolla Bendegúz. Hungarisë vazhdon t’i mungojë Vili Orbán, i cili nuk është ka ardhur ende në kampin stërvitor në Telki, dhe trajneri italian, Marko Rosi, ka të ngjarë të mos e ketë në dispozicion kundër Shqipërisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh