Kombëtarja / Hafizi & Canaj: U luajt mirë, por mungoi konkludimi

Share Button

AlbanianSport.com 15/10/2018 08:50

ASNN – Pas takimit që kombëtarja kuqezi humbi të dielën kundër Izraelit kanë edhe folur edhe dy ish-futbollistët dhe trajnerët e njohur, Astrit Hafizi dhe Agim Canaj, të cilët kanë qenë të ftuar në studiot e ndryshme sportive të mbrëmjes. Hafizi ka lavdëruar skuadrën për lojën, por mendon se ka gjëra që duhen rregulluar.

Madje ai edhe kërkon që të aktivizohen më shumë të rinj siç ishte Uzuni dhe Vrioni. “Skuadra ishte mirë, qarkulloi mirë dhe luajti mirë, të paktën në planin e parë, – tha specialisti shkodran i futbollit. – Ajo që mundoi ishte konkludimi. Vijmë deri te zona dhe ka paqartësi. Ishim të paorganizuar në mbrojtje dhe shumë të pavëmendshëm”

“Duhen që të gjitha komponentët të bëhen  bashkë që skuadra të funksionojë. Kishim anën fizike më mirë se ata dhe luajtëm lirshëm. Lëvizjet në formacion mu dukën të mira, sidomos me Uzunin dhe Vrionin, që i fitojmë për eliminatore”, – përfundoi Hafizi. Ndërsa për Canaj, kjo ishte një nga ndeshjet më të mira, por zbuloi edhe arsyet, sipas tij, se pse Izraeli na e bëri të vështirë

Ish-trajneri Canaj bëri analizën e tij për ndeshjen e humbur të dielën nga Shqipëria, duke thënë:“Izraeli ishte e vendosur shumë mirë, në momente të caktuara na kapi në befasi me topin e gjatë. Pjesën e parë, me mundësitë që patëm, mund ta kishim barazuar ndeshjen. Patëm disa mangësi, pas disa gabimeve të Bashës në mesin e fushës, që nuk mund të dilnim përpara.”

“Kjo ndikoi edhe negativisht në anën psikologjike të skuadrës. Kjo ishte një nga ndeshjet më të mira, si lojë në total, por mungon rezultati. Izraeli ishte vendosur mjaft mirë mbrapa, dhe e kishim mjaft të vështirë”, përfundoi Agim Canaj. Kombëtarja kuqezi ka pësuar të dielën humbjen e dytë në këto 3 ndeshje të Ligës së Kombeve, pasi është mundur 0-2 në Izrael përballë përfaqësueses vendase.

Kjo ndeshje, e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është vendosur nga dy gola të shënuar nga vendasit në skajet e kundërta të secilës pjesë loje. Shqipëria komprometon kështu shanset për të shpresuar për vendin e parë, për të cilin Izraeli shpreson realisht pas kësaj ndeshjeje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh