AlbanianSport.com 04.08.2015 13:25
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat zvicerane, sulmuesi 20-vjeçar i Gras’hopersit, Florian Kamberi është vënë në shenjtër të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi cilësohet si një sulmues me potencial të madh dhe nuhatje për gol.
Një të të tillë e ka bërë të ditur të martën gazeta zvicerane “Blick”. Të dielën, Kamberi bëri bujë pasi shënoi golin e fitores 3-2 që Gras’hopersi arriti në derbin helvet ndaj FC Zyrihut.
Futbollisti me prejardhje nga Peja ende nuk ka luajtur ndeshje me ndonjë përfaqësuese të ekipeve “zinxhir” të Zvicrës, por sulmuesi i ri ka dëshmuar një formë të jashtëzakonshme që nga debutimi në ekipin e parë të klubit zviceran.
Forma e Kamberit në këto dy sezonet e fundit u ka dhënë shkas zërave në mediat zvicerane se ai duhet të ftohet edhe në përfaqësuesen e parë të Zvicrës, pasi mund të zgjedhë rrugën e shumë lojtarëve shqiptarë, që kanë bërë karrierë në këtë vend dhe janë bashkuar me përfaqësuesen e Shqipërisë.