AlbanianSport.com 31.05.2016 22:05
ASNN – Trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi ka shpallur sot në mbrëmje listën me 23 futbollistë të cilët ai do të marrë me vete për fazën finale të Kampionatit Evropian “Francë 2016”.
Vendimi që ka marrë trajneri kuqezi në fakt ka qenë drastik, pasi ka lënë jashtë Berat Gjimshitin dhe ka marrë Frederik Veselin. “Trenin” evropian e humbasin gjithashtu edhe Milot Rashica, Herolind Shala dhe Amir Rrahmani.
Sipas njoftimit të organizmit që qeveris futbollin në vend, pas darke, trajneri dhe stafi kanë lajmëruar një mbledhje në orën 21.30. Atje trajneri i komunikuar skuadrës emrat, që ai ka përzgjedhur për në Francë.
Siç pritej, lista e trajnerit do të linte në “shtëpi” katër futbollistë. Italiani me pasaportë shqiptare i ka falënderuar ata për gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre ditëve të përgatitoreve.
Ai ka theksuar se, pavarsisht zgjedhjes ata janë pjesë e ekipit kombëtar. Për sqarime të mëtejshme, ai pritet të nesër në konferencë për shtyp në mjediset e qendrës stërvitore të kuqezinjve në Austri.
Ja lista e futbollistëve që shkojnë në Francë:
- Etrit Berisha
- Orges Shehi
- Alban Hoxha
- Elseid Hysaj
- Lorik Cana
- Arlind Ajeti
- Mërgim Mavraj
- Naser Aliji
- Armir Lenjani
- Ansi Agolli
- Frederik Veseli
- Andi Lila
- MIgjen Basha
- Ledian Memushaj
- Burim Kukeli
- Taulant Xhaka
- Ergys Kaçe
- Armir Abrashi
- Odise Roshi
- Bekim Bala
- Shkëlzen Gashi
- Sokol Cikalleshi
- Armando Sadiku