Kombëtarja / Fanella kuqezi, nga absurdi danez, tek “specialja” e 2016-ës

Share Button

Kombetarja-Uniforma-Macron-trio-2016

AlbanianSport.com 29.01.2016 16:15

ASNN – Prezantohet fanela e re e kombëtares dhe bashkë me të edhe sponsori prej disa milionë eurosh. Nga të paveshur, në një fanellë që vlen miliona euro. Ky është transformimi i ekipit kombëtar shqiptar që prezantoi fanelën e tij të re, 23 vjet pasi luajti me uniforma blu, të dhëna për mëshirë nga Danimarka në Kopenhagen, edhe për shkak të një ngatërrese teknike, ku Shqipëria kishte shkuar atje me një set të vetëm uniformash, të kuqe, siç i kishin edhe nordikët vendas.

Sidoqoftë, jemi në 2016-ën dhe, e dizenjuar nga një agjenci shqiptare, (PINK. Creative), fanella e re u paraqit para mediave dhe publikut, me një krenari të dukshme. Përfaqësuesja do të ketë në dispozicion tri të tilla, me ngjyrën tradicionale të kuqe, si dhe të zezë dhe të bardhë. Ajo është veshja e fundit e kombëtares, pas shumë tjerave që kanë hyrë tashmë në histori. Varianti fitues u përzgjodh nga një numër i madh, prej rreth 70 dizenjosh të tjera.

Përfaqësuesi i agjencisë, Alban Fejzo, shpjegoi se në çfarë mënyrë u ideua kjo fanellë e re. Në të njëjtën ceremoni u prezantua edhe sponsori i ri i kombëtares, për një periudhë 5-vjeçare, kompania italiane “Makron”, e cila edhe do ta prodhojë uniformën e re. Fillimisht, italianët sqaruan se çfarë përfaqëson sipërmarrja e tyre, e njohur në Evropë dhe në botë. Sipas tyre, ajo pajis me uniforma klube të ndryshëm futbolli në Itali, Angli, Francë, Spanjë, Rusi, Hungari, Kroaci, Bullgari, Kili e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, edhe përfaqësuesen e regbisë së Skocisë, një nga më historiket në botë. Në Tiranë për të firmosur kontratën kishte ardhur drejtori ekzekutiv i Makronit, Xhanluka Pavanelo. Nuk jepet shifër zyrtare të vlerës financiare të kontratës, por siç u pohua nga njerëz të Federatës, ajo shkon në miliona euro, dhe është padyshim marrëveshja më fitimprurëse e futbollit shqiptar për të gjitha kohët. Jozyrtarisht, besohet se bëhet fjalë për 5 milionë euro për 5 vjet, nga 2016-ta deri në 2021.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh