AlbanianSport.com 29/08/2021 18:15
ASNN – Sfidat ndaj Polonisë, Hungarisë & San Marinos, ja programi mediatik e stërvitor i Kombëtares. Përfaqësuesja shqiptare do të nisë nga e diela e 29 gushtit grumbullimin për 3 ndeshjet eliminatore, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Sfida e parë e kuqezinjve është ajo ndaj Polonisë, më 2 shtator 2021, e që do të luhet në Stadiumin e Varshavës, ndërsa ndaj Hungarisë, m 5 shtator 2021, dhe San Marinos, më 8 shtator 2021, ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri, në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Më poshtë po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të Kombëtares kuqezi për këto 3 ndeshje:
E diel, 29 gusht 2021:
Seanca stërvitore me lojtarët e mbërritur në grumbullim, ORA 18:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E hënë, 30 gusht 2021:
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:00
Seancë stërvitore, ORA 18:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E martë, 31 gusht 2021:
Seancë stërvitore, ORA 10:30
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:00
Seancë stërvitore, ORA 18:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 1 shtator 2021:
Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit kuqezi, ORA 18:00, në Stadiumin “Narodovi” në Varshavë.
Seanca stërvitore në stadiumin e ndeshjes, në Stadiumin “Narodovi” në Varshavë, ORA 18:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 2 shtator 2021:
Ndeshja eliminatore Poloni-Shqipëri, ora 20:45, në Stadiumin “Narodovi” në Varshavë.
E premte, 3 shtator 2021:
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:30.
Seancë stërvitore në Kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E shtunë, 4 shtator 2021:
Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit kuqezi, ORA 13:00, në Kompleksin “Tropikal”, Durrës.
Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me Hungarinë, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E dielë, 5 shtator 2021:
Ndeshja eliminatore Shqipëri-Hungari, ora 18:00, në Stadiumin “Elbasan Arena”.
E hënë, 6 shtator 2021:
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:30.
Seancë stërvitore, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E martë, 7 shtator 2021:
Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit kuqezi, ORA 13:00, në “Kompleksin Tropikal”, Durrës.
Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me San Marinon, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 8 shtator 2021:
Ndeshja eliminatore Shqipëri-San Marino, ora 20:45, në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Shënim: Programi mund të jetë subjekt i ndryshimit