Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë, së shpejti disa ndeshje miqësore

Share Button

AlbanianSport.com 21/01/2024 13:30

ASNN – Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë ka nisur nga puna edhe për këtë vit, teksa prej disa ditësh në mjediset e “Shtëpisë së Futbollit” janë kryer disa seanca stërvitore, me qëllim që skuadra të jetë e gatshme gjatë gjithë kohës, pasi në vijim do të zhvillohen edhe ndeshje miqësore. Në seancën e fundit ishin të pranishëm disa prej lojtarëve të cilët kanë dhënë kontribut për fanellën kuqezi në të kaluarën.

Ndërkohë është zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj skuadrës së Nën-17-vjeçarëve të Dinamos. Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë gjatë gjithë kësaj kohe do të grumbullohet për të kryer seanca stërvitore edhe ndeshje kontrolli në mënyrë që lojtarët të jenë në formë sa më optimale për të marrë pjesë në ndeshjet që do të organizohen mes veteranësh.

Të grumbulluar do të jenë shumë emra të njohur që kanë shkruar historinë me fanellën kuqezi. Prej ditësh, Federata Shqiptare e Fuitbollit (FSHF) po punon për të organizuar disa ndeshje miqësore, që mund të zhvillohen në muajin mars dhe prill. Sfidat miqësore janë shumë të rëndësishme, pasi FSHF synon që në të ardhmen Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë të marrë pjesë edhe në turne ndërkombëtarë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh