AlbanianSport.com 29.05.2016 11:55
ASNN – Shqipëria ndeshet sonte me Katarin, në miqësoren e parë nga dy të tilla që do të zhvillojë në prag të pjesëmarrjes në Evropianin “Francë 2016”. Ndeshja midis Shqipërisë dhe Katarit do të luhet sot në Austri, duke nisur nga ora 17:30 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Në kuadrin e përgatitjeve për fazën finale të Evropianit “Francë 2016”, Kombëtarja kuqezi do të ketë mundësi të testojë veten në një ndeshje miqësore dhe sonte kundërshtari i radhës do të jetë Katari. Shqipëria është ndeshur vetëm një herë në një takim miqësore me Katarin, në një miqësore që është mbyllur me fitoren 2-1 të kuqezinjve.
Në lidhje me ndeshjen miqësore ndaj Katarit, De Biazi tha se “kjo është ndeshja e parë pas 2 muajsh e gjysmë. Jemi kureshtarë të shohim se çfarë do të ndodhë. Sidoqoftë, do të jetë një test për të nxjerrë disa përfundime dhe të shoh se si përgjigjet ekipi”, – shtoi ai.
Për numrin 1 të stolit të Kombëtares shqiptare, testi ndaj Katarit është shumë i rëndësishëm për të parë gjendjen e skuadrës, por ai shton se nuk është vendimtar për listën përfundimtare. “Vendimin e listës së lojtarëve që do të vijnë në Francë, do ta marr në datën 31 pas stërvitjes së fundit dhe më pas do të bëj zgjedhjen përfundimtare, – theksoi 60-vjeçari.
Ndeshja midis Shqipërisë dhe Katarit do të luhet sot në Austri, duke nisur nga ora 17:30 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.