Kombëtarja / Deshomp rrit dozën e stërvitjes, Franca, sot në Shqipëri

Share Button

Flamuri-top-Franca

Adriatik Balla 11.06.2015 09:45

Franca do të udhëtojë drejt Tiranës këtë të enjte dhe do të zhvillojë dy seanca stërvitore, të enjten në orën 18:00 dhe të premten në orën 17:30. Ardhja e përfaqësueses franceze në Shqipëri shihet me interes të veçantë, por në të njëjtën kohë është një mundësi më shumë për kuqezinjtë tanë që të luajnë përballë një skuadre të fortë, që do të thotë se ky është testi më i mirë i mundshëm për të parë gjendjen e grupit dhe pritshmëritë e tij.

Ndeshja e parë miqësore në kuadër të këtyre eliminatoreve midis dy ekipeve, e luajtur në Renë, ka përfunduar 1-1. Në grupin i eliminator, Shqipëria përballet me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë. Deri tani ka zhvilluar vetëm nga një duel me secilën prej tyre dhe në garë për kualifikimin janë dhe katër takime të tjera, të cilat trajneri Xhovani De Biazi dhe pjesëtarët e tjerë të stafit, së bashku me lojtarët, i llogarisin e mund të marrin pikë, që do të thotë se këto janë katër ndeshjet vendimtare për fatet e kualifikimit.

Natyrisht, Shqipërisë i intereson medoemos të fitojë ndeshjet në fushën e saj, duke shpresuar pikë edhe në duelet në fushë të huaj. Për të matur forcën dhe për të testuar gjendjen, në grup me ne ndodhet dhe Franca, por si vend organizator e ka siguruar biletën. Miqësoret me të shihen të nevojshme dhe mjaft të mira për testimin e grupit dhe për këtë arsye ka marrë rëndësi ndeshja e 13 qershorit ndaj “gjelave” në “Elbasan Arena”.

Por në të njëjtën kohë, Franca vazhdon me intensitet përgatitjet për ndeshjen me Shqipërinë në qendrën e saj stërvitore në qendrën “Clairefontaine”. Pas ditës së parë, trajneri Didier Deshomp rriti ngarkesën fizike për futbollistët gjatë ditës së dytë ndërsa i kushtoi vëmendje dhe ushtrimeve taktike dhe atyre me top duke zhvilluar madje dhe një ndeshje të shkurtër kontrolli me lojtarët që kishte në dispozicion. Deshompi do të ketë të gatshëm për ndeshjen me Shqipërinë dhe Pogbanë dhe Evranë, që nuk ishin në ndeshjen me Belgjikën për shkak të finales së Ligës së Kampioneve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh