Kombëtarja / De Biazi: Vendi i parë në grup, ndjesi e rrallë, por shohim në fund

Share Button

lihtenshtejn-shqiperi-0-2-de-biazi

AlbanianSport.com 07.10.2016 08:50

ASNN – Shqipëria mori një fitore me vlera në Lihtenshtejn që e ngjiti në vendin e parë pas dy takimeve, duke qenë i vetmi ekip me pikë të plota në grup. Rezultati 2-0 nuk u arrit shumë lehtë, edhe për shkak të mënyrës lojës së kundërshtarit, megjithatë protagonistët e sfidës janë të kënaqur. Xhovani De Biazi, ka analizuar fitoren me Lihtenshtejnin, paraqitjen e skuadrës në këtë sfidë si dhe përdorimin e skemës së re, 4-2-3-1, të gjitha këto në një intervistë për Televizionin Shqiptar, menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme në Vaduz.

Trajneri i Kombëtares kuqezi ka mbetur i kënaqur me rezultatin e ndeshjes me Lihtenshtejnin, por jo me paraqitjen e skuadrës. “E thashë që më mjaftonte edhe fitorja 1-0, – tha ai. – Këtu rezultati ishte i vështirë ashtu siç i ndodhi Spanjës, por mund të kishim shënuar edhe më shumë, por u tregua i zoti edhe portieri i tyre. Ishte ndeshje e vështirë, duhet ta luanim në mënyrë të zgjuar dhe me ritmin e duhur dhe besoj se ia dolëm mbanë dhe pse mund të kishim një tjetër rezultat. Duhet ta fitonim me çdo kusht këtë ndeshje dhe duhet të luanim me shumë forca sulmuese.

“Dhe besoj se e bëmë diçka të tillë, – ka vijuar 60-vjeçari. – Ishim sulmues në shumë momente të kësaj sfide dhe shpeshherë u shfaqëm të rrezikshëm. Ku nuk luanim ndërkohë siç e kishim parashikuar ndeshjen, atëherë hasnim vështirësi. Sidoqoftë, jam i kënaqur me atë që dhanë lojtarët në fushë.” Vëmendja tani është te Spanja, që do të jetë prova e zjarrit për Kombëtaren, por për De Biazi llogaritë bëhen në fund. “Sa i përket vendit të parë në grup para Spanjës e Italisë, ndihem si përpara ndeshjes dhe jam i kënaqur për faktin që jemi të parët”, – pohoi ai.

“Kjo, sepse nuk ka ndodhur shpesh herë që Shqipëria të jetë e para në eliminatore, por nga anët e mia thuhet që të vdekurit numërohen në fund të betejës”, – tha trajneri kuqezi, i cili foli edhe për shanset që ka Shqipëria në këto eliminatore, ndërsa theksoi se kuqezinjtë kanë përballë dy rivalë shumë të fortë. “Italia dhe Spanja janë favoritet kryesorë për dy vendet e para, për ne nuk është asnjë ndeshje e favorshme, – këmbënguli ai. – Të jemi në vend të parë është kënaqësi e madhe, por kemi dy rivalë të fortë. Për Spanjën do fillojmë të flasim nesër.”

Trajneri De Biazi la disa titullarë pushim ndaj Lihtenshtejnit, që t’i ruante për takimin me ekipin më të fortë në grup, Spanjën. Taulant Xhaka dhe Ansi Agolli e ndoqën sfidën nga stoli, ndërsa Amir Abrashi luajti vetëm një pjesë. Në takimin me Lihtenshtejnin debutoi Azdren Llullaku.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh