AlbanianSport.com 24.04.2015 13:25
ASNN – Xhovani De Biazi, trajner i ekipit shqiptar të futbollit, duke folur për “Zona Calcio” në radion italiane “Stereo 5″ ka deklaruar se ka zgjedhur Shqipërinë për faktin se është në gjendje për të vendosur vetë për lojtarët që do të marrë në skuadër.
“Në Kombëtare e kam këtë mundësi, ndërsa në ekipet e fundit që unë kam menaxhuar ishte e pamundur”, – tha fillimisht ai. Ai ka shtuar gjatë intervistës se kampionati shqiptar i futbollit sot është më interesant, ka pasiguri mbi fituesit dhe ka rritur cilësinë teknike.
Për ndeshjen në Beograd, De Biazi deklaroi: “Ne varemi shumë në vendimin e KAS-it ndaj sfidës kundër Serbisë, nëse do të jetë i favorshëm mund të kemi një shans për kualifikim të drejtpërdrejtë”.