Kombëtarja / De Biazi shpall 27-shen: Duhet t’i mbajmë këmbët në tokë

Share Button

Xhovani-De-Biazi-flet-tetor-2014

AlbanianSport.com 04.10.2014 22:55

ASNN – Trajneri i kombëtares Xhani De Biazi ka publikuar listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës kundër Danimarkës dhe Serbisë. Italiani ka thirrur 27 lojtarë, ndërsa kërkon që, pavarësisht fitores kundër Portugalisë, skuadra dhe tifozët duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë. Pas fitores kundër Portugalisë, preferoi të kthehej menjëherë në Itali, si një mënyrë për të larguar euforinë nga skuadra dhe tifozët.

Xhovani De Biazi ruan sërish një profil të ulët edhe në daljen e tij të parë përpara mediave shqiptare, duke kërkuar nga të gjithë të qëndrojnë me këmbë në tokë. “Fitorja me Portugalinë, mund të na nxjerrë jashtë rruge, nëse vazhdojmë ta mbajmë mendjen atje, – ka theksuar ai gjatë konferencës për shtyp të mbajtur sot në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit. – Unë shpresoj që të fitojmë eksperiencë nga ajo ndeshje, pasi bëmë shumë gabime dhe pak gjëra të mira.”

“Shpresoj që ato gabime t’i përmirësojmë, – ka theksuar trajneri italian. – Por ashtu siç kam thënë edhe përpara saj ndeshjeje, edhe sikur të barazonim apo të humbnim asgjë nuk do të ndryshonte në grupin tonë që është shumë i ekuilibruar. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, të vetëdijshëm për vështirësitë që do të kemi rrugës, por edhe se me kurajë mund të arrijmë rezultat.” Trajneri i Kombëtares ka zbuluar listën me 27 lojtarët që do të grumbullojë për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore, kundër Danimarkës dhe Serbisë.

Risi janë dy lojtarët e Partizanit, Alban Hoxha dhe Amir Rrahmani, ndërsa për këto dy sfida kthehet në kombëtare edhe Valdet Rama. De Biazi ka preferuar të ketë në ekip edhe Odise Roshin me shpresën që mesfushori të rikuperohet për ndeshjen e 14 tetorit kundër Serbisë. Për këtë ndeshje, De Biazi nuk do të flasë. Do ta bëjë kur t’i vijë koha, pasi e gjithë vëmendja e tij është e përqendruar te Danimarka dhe këtë ua ka bërë të qartë gazetarëve sportivë shqiptarë.

“Po ju kërkoj që në fillim se nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetje që nuk ka të bëjë me ndeshjen kundër Danimarkës, pasi e gjithë vëmendja është e përqendruar në këtë sfidë, – ka theksuar 57-vjeçari. – Luajmë për herë të parë në stadiumin e ri të Elbasanit kundër Danimarkës, një skuadër shumë e fortë fizikisht dhe me lojtarë shumë kualitative. Do të jetë një ndeshje e vështirë përballë një ekipi që luan prej shumë vitesh bashkë.”

“Po ashtu, Danimarka luan shumë mirë në fushë të huaj, pasi pëson pak gola dhe është e aftë të shfrytëzojë të gjitha hapësirat”, – ka përfunduar italiani i pankinës kuqezi, Xhovani De Biazi. Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë grumbullimin dhe përgatitjet ditën e hënë për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e Euro 2016 në Grupin I. Ndeshja Shqipëri-Danimarkë do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

 

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar:

 

PORTIERË:

 

Alban Hoxha (Partizani)

Etrit Berisha (Lacio – Itali)

Orges Shehi (Skënderbeu)

 

MBROJTËS:

Lorik Cana (Lacio – Itali)

Elseid Hysaj (Empoli – Itali)

Debatik Curri (Tirana)

Amir Rrahmani (Partizani)

Andi Lila (PAS Janina – Greqi)

Mërgim Mvaraj (Këln – Gjermani)

Ansi Agolli (Karabak – Azerbajxhan)

Emir Lenjani (St. Galen – Zvicër)

 

MESFUSHORË:

Ergys Kace (PAOK Selanik – Greqi)

Taulant Xhaka (Bazel – Zvicër)

Alban Meha (Paderborn – Gjermani)

Amir Abrashi (Gras’hopers Zyrih – Zvicër)

Ervin Bulku (Tirana)

Burim Kukeli (FC Zyrih – Zvicër)

Emiljano Vila (Partizani)

Shkëlzen Gashi (Bazel – Zvicër)

Valdet Rama (1860 Mynih)

Herolind Shala (Od Grenland – Norvegji)

Odise Roshi (FSV Frankfurt – Gjermani)

 

SULMUES:

Bekim Balaj (Sllavia Pragë – Republika Çeke)

Sokol Cikalleshi (RNK Split – Kroaci)

Hamdi Salihi (Hapoel Beir Sheva – Izrael)

Armando Vajushi (Liteks Loveç – Bullgari)

Edmond Kapllani (FSV Frankfurt – Gjermani)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh