Kombëtarja / De Biazi shpall 26-shen për sfidat me Serbinë & Armeninë

Share Button

Xhovani-De-Biazi-2015-bushi-flet

AlbanianSport.com 03.10.2015 12:35

ASNN – Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga përballja sportive midis Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”, trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen vendimtare për ëndrrën “Francë 2016”. Drejtuesi i Kombëtares deklaroi se askush nuk duhet të përfshihet nga euforia ndaj ekipit serb, ajo që i intereson si kuqezinjve, por edhe Shqipërisë është rezultati, dhe ai do të luajë për fitore.

Lista e 26 lojtarëve që janë grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Eliminatoreve, ndaj Serbisë dhe Armenisë, është publikuar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi. Në një konferencë për shtyp mbajtur të shtunën në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit në kryeqytet, trajneri italian me pasaportë shqiptare theksoi se në fushë do të luajnë ato lojtarë që kanë gjendjen më të mirë fizike. De Biazi theksoi se koha në dispozicion për t’u stërvitur është e kufizuar.

Dhe duke e ndalur te ndeshje e parë ajo me Serbinë, 59-vjeçari De Biazi sqaroi se nuk e ka frike përfaqësuesen serbe, por Shqipëria duhet të bëjë një lojë të kujdesshme dhe inteligjente. “Nuk e kam frikë Serbinë, – ka thënë ai. – Ndeshja me Serbinë për ne është e rëndësishme vetëm për rezultatin dhe asgjë tjetër. Të gjithë e presim ndeshjen me Serbinë, jemi të karikuar, pasi është e rëndësishme dhe vendimtare dhe për mua nuk ka rëndësi e kaluara, unë mendoj vetëm për të tashmen.”

“Nuk duhet që të përfshihemi nga euforia ndaj Serbisë, duhet të jemi të përqendruar deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, pasi mund ta pësojmë”, – ka kujtuar ai. Ndërsa përsa i përket listës dhe rikthimit të Alban Mehës, De biazi theksoi se futbollisti i Konjasporit është rikthyer pasi po kalon një periudhë shumë të mirë dhe është gati për të dhënë maksimumin. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet të enjten në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

 

Ja lista e De Biazit:

 

  1. E. Berisha
  2. A. Hoxha
  3. O. Shehi
  4. A. Agolli
  5. A. Ajeti
  6. N. Aliji
  7. L. Cana
  8. B. Gjimshiti
  9. E. Hysaj
  10. A. Lila
  11. A. Rrahmani
  12. A. Abrashi
  13. M. Basha
  14. E. Kaçe
  15. B. Kukeli
  16. L. Memushaj
  17. H. Shala
  18. T. Xhaka
  19. B. Balaj
  20. S. Cikalleshi
  21. Sh. Gashi
  22. E. Lenjani
  23. O. Roshi
  24. A. Sadiku
  25. H. Salihi
  26. A. Meha

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh