Kombëtarja / De Biazi: “Serbia”, shans historik në shumë dimensione

Share Button

Xhovani-De-Biazi-ABK

AlbanianSport.com 05.10.2015 12:55

ASNN – Një shans për një kartvizitë të denjë evropiane, si një komb serioz dhe korrekt. Kështu e ka cilësuar trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, takimin e të enjtes midis Shqipërisë dhe Serbisë, të vlefshëm për Eliminatoret e Evropianit 2016. Trajneri kuqezi nuk lodhet ta përsërisë se ndeshja me Serbinë është thjesht një ndeshje futbolli dhe këtë ai e ka theksuar edhe i pyetur nga Televizionin Shqiptar.

Tashmë ai nuk është thjesht një profesor i futbollit, por një doktor i shkencave sociale. “Nga profesor në doktor…, – të korrigjon De Biazi kur e pyet sesi ndjehet tanimë që është bërë nga CT (Komisar Teknik) në Doktor. – Të jem i sinqertë e kam dashur gjithmonë një titull akademik dhe ndjehem i privilegjuar që një universitet shqiptarë ma dha këtë nder.”

“Unë ndjehem krenar dhe shpresoj që këtë mirënjohje t’jua shpërblej duke nisur që nga e enjtja në mbrëmje”, – ka shtuar ai.Trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi, i cili ditët e fundit mori titullin Honoris Causa nga Universitetit Evropian i Tiranës, nuk lodhet ta përsërisë se ndeshja me Serbinë është thjesht një ndeshje futbolli dhe këtë ai e ka theksuar edhe i pyetur nga Televizionin Shqiptar.

“Është thjesht një ndeshje futbolli, por një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, sepse mund të na japë pasaportën drejt asaj ku duam të shkojmë e që, për supersticion, nuk po ia them as emrin, – ka këmbëngulur italiani. – Ne të gjithë ia dimë rëndësinë, e për këtë arsye të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm, duke synuar të kontrollojmë edhe emocionet më të forta, për ta mbështetur skuadrën tonë dhe kaq.”

“Pa patur nevojë t’i fishkëllejmë të tjerët… Të tjerët nuk ekzistojnë, na interesojnë lojtarët që janë në fushë, ata që janë në stol dhe kaq”, – ka theksuar 59-vjeçari. – Madje De Biazi e quan këtë ndeshje si një shans kombëtar përtej sportit. “Besoj që kemi një mundësi mjaft të madhe para nesh që të demonstrojmë se jemi një komb serioz, që shikon përpara drejt të ardhmes.”

“Që shikon përpara drejt të ardhmes, pa qenë peng i zemëratave të paarsyeshme që mund mund të na japin një kartvizitë të keqe në nivel evropian. Unë uroj me të vërtetë që djemtë tanë të jenë kështu, pasionantë, por korrektë”, – ka përfunduar De Biazi. Takimi i 8 tetorit 2015 midis Shqipërisë dhe Serbisë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit, në një transmetim maratonë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh