Kombëtarja / De Biazi: Sa herë një stol është bosh, emri im është aty

Share Button

abk-de-biazi-tetor-2016-pyetje

AlbanianSport.com 02.10.2016 18:55

ASNN – Stoli i përfaqësueses angleze është sërish bosh dhe Xhovani De Biazi është ndër “të dyshuarit e zakonshëm”, të paktën për mediat britanike. Por, për italianin e Kombëtares kuqezi, janë thjesht spekulime. “Anglia është një joshje e madhe të cilës nuk mund t’i thuhet “jo”, por unë mbetem i përkushtuar në misionin tim me Shqipërinë, siç kam bërë në këto 4 vjet e 9 muaj.”

Kështu ka deklaruar trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, duke folur ekskluzivisht për Televizionin Shqiptar. 60-vjeçari është treguar diplomat në përgjigjen e tij sa i përket një oferte të mundshme angleze, ndërsa ka këmbëngulur se është i kënaqur me zgjedhjet që ka bërë. AlbanianSport.com jua sjell të plotë intervistën që trajneri i Kombëtares ka dhënë ekskluzivisht për Televizionin Shqiptar.

 

– Stoli i përfaqësueses angleze është sërish bosh dhe ju jeni ndër “të dyshuarit e zakonshëm” për ta zënë atë. A ka ndonjë të vërtetë në këtë mes?

– Jo, absolutisht asgjë. Nuk kam asnjë kontakt. Janë thjesht miqtë tuaj gazetarë që zbaviten duke e vendosur emrin tim nëpër kandidatura. Sa herë që ka ndonjë gjë që ka të bëj]ë me ndonjë trajner, unë jam gjithmonë mes emrave, dhe e fundit ishte rasti i Dinamos së Zagrebit në Kroaci. Nuk ka patur absolutisht asnjë kontakt, por nëpër gazeta thuhet shpesh që do të shkoj këtu apo do të shkoj atje. Kam 4 vjet e 9 muaj që jam me Shqipërinë dhe kam 4 vjet e 9 muaj që jam këtu.

 

– Por gjithmonë është ajo pyetja hipotetike: Nëse të thërrasin, çfarë do t’u thuash?

– Shiko, unë jam mësuar gjithnjë të komentoj mbi faktet, jo mbi hipotezat. Prandaj, kur të më thërrasin, unë do t’ju telefonoj dhe do t’ju marr një këshillë: Më thuaj çfarë të bëj? (buzëqesh). Unë kam një kontratë me Kombëtaren e Shqipërisë dhe, përderisa të mos krijohen situata krejtësisht të veçanta, do të bëj siç kam bërë edhe herët e tjera, do të respektoj kontratën që kam firmosur. Natyrisht, në vitet që kam kaluar këtu, kam patur oferta të rëndësishme, madje edhe nga Kina dhe ekonomikisht mjaft të leverdisshme, por kam thënë gjithmonë që kërkoja të shkoja në Evropian me Shqipërinë dhe, në fund ia kemi dalë.

 

– Por suksesi nuk mund të fshihet dhe ka një kosto… ju vetë thatë që sa herë është një stol bosh, emri juaj është aty…

– Po, por ti e di, ashtu siç edhe unë e di mirë sesi funksion media dhe qerthulli i saj. Mjafton të përmendet një emër dhe të gjithë i shkojnë prapa, pa marrë madje as mundimin për të telefonuar dhe për të më pyetur. Në një përqindje të madhe, janë thjesht fabrikime dhe jo gjithmonë ato që lexohen nëpër gazeta i përgjigjen realitetit. Prandaj, siç ju thashë edhe më parë, edhe në dy-vjeçarin e shkuar, kam patur interesim dhe oferta, por gjithmonë i kam refuzuar, sepse kisha një objektiv, që të shkoj larg me Shqipërinë dhe jam shumë i kënaqur me zgjedhjet që kam bërë. Besoj që askush nuk mund të mos e pranojë se unë dhe stafi im kemi punuar me vendosmëri të madhe, me pasion dhe se nuk jemi këtu për të kaluar kohën, sepse e dimë shumë se ku po shkojmë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh