Adriatik Balla 30.10.2015 11:10
Trajneri Xhovani De Biazi i ka bërë publikë tashmë emrat e lojtarëve të rinj që ka në plan t’i afrojë në radhët e skuadrës kombëtare.
Ata janë Milot Rashica, që luan me Vitesen në kampionatin holandez, Shani Tarashaj i Grashopersit në ligën e parë zvicerane, Rei Manaj, sulmuesi i ri i Interit, si dhe sulmuesi Albian Ajeti, i cili është pjesë e Bazelit në Zvicër.
Përveç tyre ka talente që luajnë në Greqi dhe në Itali, por për momentin De Biazi e ka vendosur që këta elementë të luajnë me ekipin e parë kuqezi dhe ai do t’u japë me shumë gjasë një shans në miqësoret be muajit nëntor.
Vëmendja është sidomos tek sulmuesi i Interit, Rei Manaj.