AlbanianSport.com 13.06.2017 16:10
ASNN – Xhovani De Biazi nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit pas nëntorit. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri italian në konferencën për shtyp të dhënë të martën në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
“Nuk është një dorëheqje, por thjesht përfundimi i një cikli prej më shumë se 5 vitesh.”- ka theksuar ai. – Kontrata e tij përfundon në nëntor dhe De Biazi ka theksuar se nuk dëshiron ta rinovojë më.”
Por italiani nuk ka munguar të thumbojë edhe FSHF si shkak për këtë largim të tijin. Xhovani de Biazi vërtet do të largohet nga drejtimi i kombëtares kuqezi, por nuk do të heqë dorë nga nënshtetësia shqiptare.
Madje ai ka thënë se është krenar që mban edhe pasaportën shqiptare.