Kombëtarja / De Biazi për “Tuttosport”: Kualifikimi nuk ishte çështje fati

Share Button

Xhovani-De-Biazi-2016-Tuttosport

AlbanianSport.com 23.04.2016 17:55

Xhovani De Biazi po përgatitet për fazën e fundit para finaleve të “Euro 2016”-ës dhe ai pritet të publikojë listën e lojtarëve muajin e ardhshëm. Trajneri i Kombëtares foli për gazetën “Tuttosport”, duke u bazuar në mënyrën e lojës së skuadrës, që siguroi për herë të parë kualifikimin në fazën finale të një veprimtarie madhor futbollisti. “I studiojmë shumë rivalët se ku i kanë pikat e dobëta, cilët janë lojtarët kryesorë dhe si mund t’i ndalim, – deklaroi De Biazi për gazetën e njohur italiane. – Por ne punojmë edhe për veten tonë, për tu përmirësuar dhe marrim për shembull ndeshjen e fundit.”

Ai sqaroi se arriti të bindë lojtarët se mund të arrihet çdo gjë nëse e beson. Xhovani De Biazi konfirmon që do të lejojë disa ditë pushim futbollistët e tij në përfundim të kampionateve përkatëse, për t’i grumbulluar më pas më 23 maj 2016 në Austri. Shqipëria do të zhvillojë deri më 6 qershor, edhe dy miqësore, me Katarin dhe Ukrainën, përpara se të zhvendoset në Perró Girek, që do të jetë edhe baza e Kombëtares gjatë fazës finale të Evropianit. Por 60-vjeçari i stolit kuqezi duket se po e shijon famën e tij dhe po i rrit “aksionet” e tij deri në “Francë 2016”.

Kjo sepse trajneri i Shqipërisë po vazhdon turneun mediatik në Itali, ku vazhdon të rrëfejë grimca nga sekreti i formulës së suksesit kuqezi që ai ruan me fanatizëm. Pak ditë pas intervistës dhënë për të përditshmen “Il Messagero”, ai është ndalur edhe në redaksinë e të përditshmes torineze “Tuttosport”, ku ka prekur nga pak çdo temë, por është përqendruar gjatë tek suksesi i Shqipërisë në Eliminatoret e Evropianit. Sipas kësaj gazete, De Biazi konsiderohet një “hero” për kualifikimin e shumëdëshiruar që i dhuroi Kombëtares, edhe pse vetë trajneri nuk e cilëson fat rrugëtimin e suksesshëm.

Ai ka shpjeguar bazat e punës së tij, duke theksuar se fillimisht punoi me lojtarët në aspektin psikologjik duke i bindur të besonin te ëndrra dhe më pas organizoi punën për rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë. De Biazi shton më tej se, një pjesë e madhe e skuadrës arrinte ta kuptonte gjuhën e tij, ndërsa për pjesën tjetër si përkthyes ka shërbyer Lorik Cana, i cili nuk bëri thjesht përkthyesin, por interpretoi konceptet që trajneri kishte në mendje. Në vijim, 60-vjeçari bën një krahasim mes punës në një klub dhe në një përfaqësuese.

“Në rolin e trajnerit të Kombëtares ka më pak kohë për të punuar gjatë javës por në aspektin e mendësisë, asgjë nuk ndryshon, – ka thënë ai për të përditshmen sportive italiane në fjalë. – Ne shfrytëzojmë në maksimum kohën që kemi në dispozicion. Unë u tregoj djemve shumë video për të vënë re gabimet që nuk i kanë kuptuar në fushën e lojës.” De Biasi shton se, pas përfundimit të sezonit, lojtarët do të pushojnë një javë dhe më pas do të nisë grumbullimi në Austri, për të vazhduar me programin, deri në ditën e sfidës së parë kundër Zvicrës në 11 qershor 2016.

Për trajnerin e lindur në Sarmede, mbrojtja e Kombëtares është përmirësuar pasi tashmë nuk është më një repart që mbron i ndarë, ndërsa sulmi përbëhet nga një lojtar qendre dhe dy nga krahët, të cilët janë gjithashtu edhe detyra mbrojtëse. Në fund të intervistës, De Biasi thekson se ai kërkon përherë që repartet të jenë të bashkuar dhe skuadra ta mbajë topin sa më shumë. Një rrëfim që zbulon disa aspektet të punës që trajneri ka bërë në aspektin taktik, por jo gjithçka nga filozofia e De Biazit, i cili thotë se e ruan një pjesë të madhe të sekretit për të bërë surprizën e madhe edhe në Francë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh