Kombëtarja / De Biazi, i qetë: Mendojmë vetëm ndeshjen e radhës

Share Button

Xhovani-De-Biazi-2015-Danimarke

Adriatik Balla 04.09.2015 12:05

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi, është shprehur optimist për ndeshjen dhe pret që skuadra e tij të luajë për fitore e të dalë me maksimumin e pikëve nga ky takim. Megjithatë, edhe pse të gjitha takimet janë të rëndësishme, De Biazi ka kërkuar përqendrim maksimal vetëm tek ndeshja e radhës, kurse për Portugalinë puna do të nisë vetëm të shtunën. “Para së gjithash jemi përqendruar vetëm te ndeshja e radhës me Danimarkën, – ka thënë ai në konferencën për shtyp. – Në këndvështrimin tim, të mendosh edhe për ndeshjen tjetër do të thotë të shpenzosh energji.”

“Mendoj se në këto momente gjëja më e mirë është të mendojmë vetëm për ndeshjen me Danimarkën, ekipin që do të hedhim në fushë dhe të provojmë të marrim pikë në Kopenhagen, – ka vijuar ai. – Nëse arrijmë rezultat pozitiv atje, edhe pse koha në dispozicion mbetet e shkurtër, do të kemi një forcë të brendshme për t’u përballur më pas me skuadrën e udhëhequr nga Kristiano Ronaldo.” Frika nga shpërqendrimi bëri që stafi teknik të blindonte ditët e para të grumbullimit. Por, prania e qindra tifozëve në stërvitjet e hapura shërbeu si motivim për lojtarët.

“Besoj se njerëzit që jetojnë larg atdheut, të transmetojnë një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe të bëjnë të ndihesh pjesë e diçkaje të papërshkrueshme kur shohin nga afër idhujt e tyre, – pohoi De Biazi. – Edhe nga pikëpamja morale, kjo mund t’i ndihmojë futbollistët që të përballen edhe me më tepër vendosmëri në sfidën e vështirë me Danimarkën.” Trajnerit kuqezi De Biazit nuk i pëlqen të flasë për atë që mund të ndodhë, apo të bëjë llogari jashtë fushe. Ashtu si në rastin kur pyetet sa pikë i nevojiten Shqipërisë për të arritur kualifikimin historik në Francë 2016.

“Është e vështirë të thuash sa pikë na nevojiten për kualifikimin. Kemi edhe 12 pikë në dispozicion, por nuk është e lehtë t’i marrim të gjitha. Të premten na pret një ndeshje delikate, me një kundërshtar si Danimarka, që ka grumbulluar aq pikë sa ne, por me një ndeshje më tepër. Duhet të paraqitemi ashtu siç kemi bërë gjithmonë. T’i marrim ndeshjet me radhë, të provojmë shanset tona, duke e respektuar rivalin, por të vetëdijshëm për faktin se nëse luajmë si ekip dhe nuk gabojmë, mund t’u krijojmë vështirësi danezëve”, – përfundoi De Biazi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh