AlbanianSport.com 06.05.2015 14:25
ASNN – Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Xhovani De Biazi, më në fund është bindur se sulmuesi Donis Avdijaj e meriton të ketë një shans për të veshur fanellën kuqezi. Italiani 58-vjeçar ka vendosur që ta ftojë 18-vjeçarin për ndeshjen e radhës, atë miqësore që Shqipëria e luan ndaj Francës më 13 qershor 2015.
Këtë e kanë bërë të ditur të martën për të përditshmen sportive shqiptar, “Panorama Sport”, burime nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Avdijaj pritet të jetë një prej 25 lojtarëve të ftuar për këtë takim. Në fakt ka kohë që flitet për një afrim të Avdijajt në Kombëtaren shqiptare.
Mesfushori i cili është huazuar nga Shalke 04-ra te Shturmi i Gracit, është duke kaluar një formë të mirë në kampionatin austriak, kur ka shënuar 5 gola në 12 takime që është aktivizuar me skuadrën austriake, duke treguar se është një talent që është përshtatur menjëherë.