Kombëtarja / De Biazi: “Euro 2016”? Kurrë mos thuaj kurrë…!

Share Button

Xhovani-De-Biazi-ABK

AlbanianSport.com 31.03.2016 10:40

ASNN – Xhovani De Biazi: “Përballja e vëllezërve Xhaka është një situatë e çmendur. Do ëndërrojmë në “Euro 2016”.” Nga kualifikimi historik, te objektivi për të bërë diçka të madhe në Euro 2016 dhe përballja në këtë turne e dy vëllezërve Xhaka. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi ka folur për të gjitha këto në një intervistë për gjermanen “Express.de”. Trajneri rrefeu edhe bisedën e tij me Shkodran Mustafin, përpara se mbrojtësi me origjinë shqiptare të zgjidhte kombëtaren e Gjermanisë.

Në pritje që të debutojë në finalet e Euro 2016, kombëtarja e Shqipërisë dhe trajneri i saj, Xhovani De Biazi, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Këtë herë ishte radha e faqes gjermane “Express.de”, e cila i ka kushtuar një intervistë të gjatë trajneri të skuadrës kuqezi. De Biazi ka shpjeguar edhe një herë arritjen historike me kualifikimin për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian, duke nënvizuar se kombëtarja shqiptare nuk do të shkojë për turizëm në Francë.

“Është e thjeshtë, – ka thënë italiani me pasaportë shqiptare. – Mos fol, por ëndërro dhe shijoje. Duhet të përgatitemi që të arrijmë maksimumin. Jemi në një nga grupet më të vështira, por “kurrë mos thuaj kurrë”.”

Një nga sfidat më të veçanta të Shqipërisë në “Euro 2016” është ajo kundër Zvicrës, e cila do të vendosë përballë vëllezërit Xhaka. Për De Biazin kjo është një situatë e çmendur, ndërsa trajneri e ka vlerësuar Granit Xhakën si një lojtar të shkëlqyer. Trajneri ka zbuluar edhe bisedën e tij me Shkodran Mustafin, mbrojtësi me origjinë shqiptare, tashmë “kampion” i botës me Gjermaninë.

“E kam takuar Mustafin përpara se ai të luante ndeshjen e parë me kombëtaren gjermane dhe e pyeta nëse donte të ishte pjesë e Kombëtares së babait të tij. Ai u përgjigj se nuk fliste mirë shqip, ishte kapiten i përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve dhe për këtë nuk mund ta braktiste Gjermaninë”, – ka thënë De Biazi, duke shtuar se zgjedhja e lojtarit ishte e mirë, pasi ai arriti të fitojë Botërorin në Brazil.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh