AlbanianSport.com 28.03.2017 19:55
ASNN – Pas humbjes me Italinë në Palermo, Shqipëria përballet sonte me Bosnjë-Hercegovinë, në një miqësore që pritet t’i shërbejë trajnerit Xhovani De Biazi, për të bërë disa eksperimente. Shqipëri-Bosnjë-Hercegovinë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 17:00 me emisionin “Ëndërr kuqezi”, duke vijuar në ora 18:00 me takimin dhe më pas me intervistat dhe analizat pas tij.
Shqipëria do të ndeshet sonte në një miqësore me Bosnjë- Hercegovinën dhe sikundër pritej, trajneri kuqezi, Xhovani do të bëjë disa eksperimente me formacionin. Në sfidën që do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”, në portë do të vazhdojë të jetë Thomas Strakosha. Eksperimente priten edhe në mbrojtje, me Kukelin që do të qëndrojë në qendër në rreshtimin 5-4-1, përkrah të konfirmuarit Veseli dhe ati që ishte emri surprizë Albi Alla.
Mbrojtësi i Kukësit, që ka qenë një prej elementëve më të spikatur në kampionatin shqiptar, pritet të jenë titullar në vend të Arlind Ajetit. Elseid Hysaj do të luajë në të djathtë dhe në mungesë të Ansi Agollit do të ketë shiritin e kapitenit. Në krahun e majtë do t’i jepet hapësirë aktivizimit të Alijit. Në mesfushë formula mbetet e njëjtë në qendër, ku Basha dhe Memushaj do të orkestrojnë lojën e Kombëtares, ndërsa gjithçka pritet të ndryshojë nga krahët.
Aty ku hapësira do t’i jepet Jahmir Hykës dhe Azdren Llullakut, dy sulmuesve anësorë që do të jenë në mbështetje të Bekim Balajt. Shqipëri-Bosnjë-Hercegovinë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 17:00 me emisionin “Ëndërr kuqezi”, duke vijuar në ora 18:00 me takimin dhe më pas me intervistat dhe analizat pas tij.