Kombëtarja / De Biazi: Botërori me 48 skuadra, buzëqeshin të vegjëlit

Share Button

AlbanianSport.com 11.01.2017 10:25

ASNN – Tanimë është zyrtare, Botërori 2026 do të luhet me 48 skuadra. Kështu ka vendosur organizmi që qeveris futbollin ndërkombëtar, gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues, që u zhvillua të martën në Zyrih. Ka qenë presidenti i FIFA-s, Xhovani Infantino, ai që kishte kërkuar një gjë të tillë më parë. E me vota unanime, Këshilli Drejtues i FIFA-e e ka miratuar gjatë mbledhjes së të martës, kërkesën e presidentit Infantino.

Pra nga 32 skuadra, që janë aktualisht tani, në Botërorin e 2026 do të kualifikohen 48 të tilla. Në lidhje me vendimin e FIFA-s për zgjerimin e Kampionatit Botëror nga viti 2026 me 46 shtete pjesëmarrëse, ka reaguar edhe trajneri i Shqipërisë, Xhovani De Biazi. Ai ka vlerësuar se të vegjlit tani kanë mundësi të buzëqeshin.

“Pro apo kundër? – deklaroi trajneri i kuqezinjve për “SkySports”. – Unë jam me ato pro, jam me të vegjlit, padyshim. Nëse kemi më shumë mundësi për të shkuar në Botëror, mundemi vetëm të buzëqeshim ndaj kësaj zgjedhje. E kuptoj që mund të interpretohet si nder ndaj zgjedhësve të veçantë.”

“Por, ndërkohë, mendoj se është rasti më i mirë për të pasur mundësinë e ndryshimit të bazës dhe formatit të kësaj veprimtarie, – ka vijuar italiani me pasaportë shqiptare. – Ndryshimet kanë ndodhur edhe më parë, merrni për shembull Evropianin e radhës: do të jetë në udhëtim dhe në ndryshim. Në rastin e Evropianit të ri, kjo është një mënyrë për të zgjeruar kufijtë e futbollit dhe për të ulur shpenzimet për çdo shtet.”

““Euro 2016”-ta na ka mësuar se realitete e vogla si e jona, apo Uellsi dhe Irlanda, mund të konkurrojnë në nivele të larta edhe pa një traditë të rëndësishme pas krahëve”, – përfundioi 60-vjeçari, duke folur për median në fjalë. Pas realizimit të ëndrrës në Euro 2016, kur Shqipëria për herë të parë ishte e pranishme në finalet e një evropiani, tashmë rriten shanset për të qenë edhe në finalet e një Botërori.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh