AlbanianSport.com 25.05.2016 14:35
ASNN – Cana dhe Cikalleshi thanë se pjesëmarrja e Kombëtares së futbollit, në Evropian është një ngjarje e madhe që i bën krenarë, dhe për këtë arsye, thanë ata, duhet që të punojmë shumë. Ata ndihen optimistë pas fillimit të përgatitjeve të Kombëtares për në Kampionatin Evropian dhe besojnë se Shqipëria i ka shanset për sukses.
Edhe Sokol Cikalleshi nuk është më pak me moral të lartë se kapiteni i tij. “Do të jetë një kënaqësi nëse do të ndodhë që t’i bëjë shqiptarët të qajnë nga gëzimi, – ka thënë ai. -Shpresoj që ndeshjen me Zvicrën ta fillojmë me këmbën e mbarë. Ne i marrim ndeshjet një e nga një dhe do të jetë Zvicra sfida më e lehtë, pasi një fitore do të jetë ogur i mirë për kalimin e grupit.”
“Jam krenar që jam pjesë e këtij brezi që realizuam ëndrrën e shqiptarëve, – ka thënë Cikalleshi. – Nuk mbetet gjë tjetër vetëm të shohim përpara dhe të shpresojmë nga kalimi i grupit.” Shqiptarët kanë qenë vazhdimisht tifozë me të tjerët. Nuk bën përjashtim as Sokoli. “Kam qenë me Gjermaninë, por këtë vit është ndryshe sepse ne jemi këtu dhe i kam harruar të tjerët”, – është shprehur ai.