Kombëtarja / Cana: Zvicra, “talismani” im, Evropiani, 20 vjet futboll shqiptar

Share Button

Kombetarja-Austri-2016-Cana-portret

AlbanianSport.com 25.05.2016 07:55

ASNN – Nga Austria, lojtarët e kombëtares së  futbollit janë treguar të vendosur për synimet e Europianit.  Në sallën e konferencave Bad Valtersdorf në Austri, kapiteni Lorik Cana dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, thanë se ndeshja e parë më Zvicrën është shumë e rëndësishme për skuadrën kombëtare. “Nuk e mbaj mend konferencën e parë, por mbaj mend detaje të tjera, – ka deklaruar kapiteni kuqezi. – Konferencat për shtyp nuk na lënë diçka të veçantë.”

“Është kënaqësi që jemi këtu për të përgatitur një eveniment kaq të madh të cilin e kemi pritur kaq shumë, – ka vijuar Cana. – Është e vështirë për të thënë sa pikë. Mundemi që me një fitore të kualifikohemi, dhe deri në ndeshjen e fundit jemi në lojë. Edhe këtë radhë nuk është ndryshe, pasi ndeshja e parë është e rëndësishme. Është kundërshtar i vështirë dhe do përgatitet po ashtu si ne.” Kapiteni beson se Kombëtarja mund t’i luajë shanset e saj në Francë.

“Në jetë disa gjëra simbolike apo shenja të fatit që janë për t’u habitur, – ka rrëfyer ai. — Përveç evenimentit që të gjithë prisnim për mua është e veçantë pasi luhet në Francë aty ku unë kam luajtur, do luajmë në Marsejë ku jeton familja ime. Do luajmë ndaj Zvicrës ku jam rritur. Ndeshja e parë ndaj Zvicrës ka qenë më 11 qershor 2003, edhe kësaj radhe ndaj tyre, luhet më 11 qershor dhe kjo është diçka e veçantë.” Madje, Loriku bën një llogari.

“Në Velodromë kam ecuri të mirë me 70% fitore, në Lens 50 -50, ndërsa në Lion diçka më pak, – thotë ai buzagaz. – Një arritje e madhe, pasi ka bërë jehonë në skenën botërore. Flitet për Shqipërinë në Azi, Afrikë dhe Amerikë, na bën krenar. Shton kuriozitetin e njerëzve të na shohin për herë të parë në Evropian. Duhet t’i përgjigjemi këtij kurioziteti. Ne jemi rritur shumë në nivel futbolli. Po dalin shumë talente që dalin nga Shqipëria. Kjo është fryt i një pune 20-vjeçare.”

Si ndihet Cana pas një sezoni jo edhe aq të lehtë? “Kam luajtur mjaftueshëm, 25 ndeshje me skuadrën, 7 me kombëtaren dhe për një sezon është numër i kënaqshëm, përgjigjet ai. – Kam ritëm, kam vuajtur pak nga mesi, problemet e pleqnisë (qesh), por tani jam mirë. Kemi dy javë në dispozicion por do të jemi gati. Pushimet nuk i kam rezervuar, ku nuk e di por datën, pas 11 korrikut, (qesh).” Cana pohoi se do të largohet nga Nanta në fund të sezonit, sipas marrëveshjes me presidentin e klubit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh