Kombëtarja / Cana: U kemi marrë pikë më të fortëve se Danimarka (Video)

Share Button

Lorik-Cana-flet-konference-tetor-2014

AlbanianSport.com 10.10.2014 19:55

ASNN – Edhe për kapitenin e kuqezinjve, Lorik Cana, ndeshja me danezët është e fortë por nëse do t’i shfrytëzojnë rastet e krijuara, rezultati pozitiv nuk do të mungojë. Në hotelin ku është akomoduar Kombëtarja, De Biazi ka dalë para gazetarëve së bashku me kapitenin Lorik Cana. Të dy kanë pohuar pa diplomaci të rastit se në përballjen kundër Danimarkës do të kërkohet fitorja.

Kapiteni kuqezi, Lorik Cana, ndihet i emocionuar që do të luhet në një stadium të ri, i cili plotëson kushtet e një impianti të tillë evropian. Por ka një merak: “Elbasan Arena” është i vogël. Këtë e thotë duke parë kërkesat e shumta të tifozëve për bileta dhe mbështetjen e madhe të tyre, që ia kanë garantuar kombëtares jo vetëm në ndeshjet në shtëpi, por edhe në fushë të huaj. “Stadiumi në Elbasan është i bukur, por i vogël”, -vlerësoi lojtari i Lacios në Seria A.

Lidhur me kundërshtarin e së shtunës, Cana shtoi: “Ne e njohim forcën e Danimarkës, kemi luajtur edhe vite më parë ndaj saj. Nëse bëjmë një krahasim, favorit i grupit tonë mbetet Portugalia, pavarësisht se ne e mundëm në fushën e saj, në startin e eliminatoreve. Ndaj danezëve do të futemi në fushë vetëm për fitore, do të tentojmë më të mirën. Nuk kemi pse të futemi në fushë me frikë, pasi kemi luajtur edhe me kundërshtarë më të fortë se Danimarka e kemi marrë pikë.

“Unë mund t’ju siguroj një gjë, që të gjithë do të japim maksimumin për këtë sfidë. Siurisht, të bashkuar mund t’ia dalim mbanë”, – ka shtuar kapiteni, i cili duket se ka nisur t’i bëjë llogaritë me kundërshtarin direkt që duhet të neutralizojë mbrëmjen e së shtunës. Morten Olsen pritet të aktivizojë titullar në majën e sulmit Niklas Bendtner, një lojtar që vitet e fundit ka patur shumë ulje-ngritje, por pavarësisht rënies, për Canën është për t’u respektuar dhe vlerësuar:

“Për Bendtnerin s’mund të kem veçse respekt dhe vlerësim, – ka vijuar më tej futbollisti i Lacios në Serinë A të Italisë. – Ai ka luajtur me ekipe të medha, që do të thotë se ka cilësi. Unë e njoh mirë. Nëse nuk do të ishte një sulmues i madh, Antonio Konte nuk do ta kishte marrë te Juventusi.” Ndeshja midis Shqipërisë dhe Danimarkës do të zhvillohet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Kombëtarja / Lista kuqezi, mes mungesave, kthimeve & suprizave

Kombëtarja / Lista kuqezi, mes mungesave, kthimeve & suprizave

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:00 ASNN – Kombëtarja, në pritje të listës kuqezi. Kthehet Manaj,

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh