Kombëtarja / Cana: Skocia e meritoi fitoren, të shtunën fitojmë ne!

Share Button

AlbanianSport.com 17/11/2018 08:50

ASNN – Lorik Cana flet për mediat skoceze: Shqipëria në krizë në këtë moment, por duhet ta mbyllim me fitore. Një prej futbollistëve më të mirë të Kombëtares kuqezi, i tërhequr tashmë nga futbolli i luajtur, njëherësh ish-kapiten i skuadrës kombëtare, Lorik Cana, ka dhënë një intervistë  për “Scotland Herald”, ku ka përshkruar emocionet e pragndeshjes midis Shqipërisë dhe Skocisë në “Loro Boriçi”. Cana ka pranuar se Kombëtarja e futbollit e Shqipërisë në këtë moment nuk është ajo që të gjithë dëshirojnë, duke pranuar se ka probleme dhe mungesë cilësie.

“Ndoshta nuk jemi në formën më të mirë tani, – u shpreh Cana për të përditshmen në fjalë, – skuadra nuk ka pasur një rrugëtim të mirë që nga Evropiani për shkak të dëmtimeve, tërheqjes së lojtarëve apo gjëra të tjera.” Madje Cana theksoi se ndoshta gjithçka vjen pikërisht nga kualifikimi në Evropian, me pritshmërinë që rriten gjithnjë e më shumë. “Kur vjen nga një arritje aq historike sa kualifikimi për një turne madhor, atëherë është e vështirë të ecësh para sepse pritshmëria është shumë e madhe”, – vijoi ish-kapiteni kuqezi.  –

“Në futboll shpesh nuk ke shumë kohë dhe ndoshta ne nuk kemi marrë ato rezultate që shpresonim, – theksoi Cana. – Por padyshim që do të kërkojmë të fitojmë këtë ndeshje ndaj Skocisë. Në duam medoemos që të jemi në një formë sa më të mirë para kualifikuesve të Evropianit të vitit të ardhshëm. Do të jetë shumë e vështirë që të arrijmë majën e grupit aktual, pasi do të na duhej të fitonim me 4 gola dhe rezultati tjetër të ishte pozitiv për ne. Por skuadra me siguri do të kërkojë të fitojë këtë ndeshje të fundit para tifozëve tanë.”

“Skocia e meritoi fitoren në ndeshjen e parë në Gllasgou, por sonte shpresoj që të jetë një ndeshje komplet ndryshe”, – përfundoi ish-kapiteni i përfaqësueses kuqezi, Lorik Cana.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh