Kombëtarja / Cana: Mundëm Francën, por s’jemi ekipi më i madh në botë

Share Button

Shqiperi-France-1-0-Cana-garrumull

Adriatik Balla 14.06.2015 13:20

Kapiteni i skuadrës kombëtare, Lorik Cana, tha pas ndeshjes se kjo ishte një fitore historike ndaj një skuadre të madhe, një fitore e merituar dhe ua dedikoi shqiptarëve dhe futbolldashësve të përfaqësueses, që ëndërrojnë te kjo skuadër një kualifikim në Evropian. Edhe pse një ndeshje miqësore, Cana tha se ajo ishte e nivelit të lartë dhe Franca ishte e motivuar për të ruajtur nderin e saj, pasi ndodhej nën presion dhe vinte nga disa disfata radhazi.

Megjithatë, për Canën fitorja e kuqezinjve nuk ishte e rastësishme, por fryt i punës së madhe të bërë nga grupi. Ai vlerësoi lart frymën e skuadrës dhe punën e bërë nga lojtarët, duke thënë se të gjithë e kryen punën si duhet në fushë. “Ishte një fitore madhe, plotësisht e merituar dhe historike, – ka deklaruar kapiteni kuqezi. – Ky është një sukses që vjen prej një pune të gjatë e të lodhshme. Asgjë nuk është e rastësishme, por është fryt i punës së grupit dhe stafit teknik.”

“Kjo është diçka e bukur që bëhet për vendin dhe për popullin tonë që i dëshiron me të madhe sukseset e Kombëtares, – ka vijuar Cana. – Shqipërinë e karakterizon forca e grupit dhe unë mendoj se ne e treguam pikërisht në këtë ndeshje forcën tonë të vërtetë, pra dolëm në lojën tonë më të mirë ku spikat grupi. Përballë një ekipi të madh si Franca ne luajtëm shumë mirë dhe rezultati natyrisht është shumë i mirë dhe historik.” Më tej kapiteni vuri theksin tek mbledhja e shkurtër që ai u bëri lojtarëve në qendër të fushës.

Por ai refuzoi të tregonte të vërtetën e këtij bashkimi, duke thënë se ishte diçka mes sportistëve dhe grupit, por bëri të qartë se ishte diçka kurajuese për lojtarët e rinj dhe për punën që po bën Kombëtarja. “Ne s’duhet ta ulim ritmin, përkundrazi, duhet të mbajmë ritëm të lartë deri në fund, pra në vazhdimësi, – tha futbollisti i Lacios në Serinë A të Italisë. – Ne sot fituam dhe morëm një fitore të historike ndaj një ekipi të madh, por kjo s’do të thotë se u bëmë skuadra më e mirë në botë.”

Në fund, kapiteni kuqezi tregon dhe një herë zgjedhjen që ka bërë, duke inkurajuar edhe të rinjtë e tjerë shqiptarë të zgjedhin fanellën kuqezi. “Unë e kam ëndërruar këtë fanellë që kur në ekipi luante Altin Rraklli, por edhe më herët, që kur kam qenë fëmijë 8-vjeçar, – ka rrëfyer ai. – E kam ëndërruar dhe e kam veshur këtë fanellë dhe nuk e ndryshoj me asgjë e për asgjë në botë. Sa i takon ndeshjes së sotme me Francën mund

të them se ata ishin nën presion, pavarësisht lojtarëve të mëdhenj që kanë në përbërje.”

“Por kjo s’do të thotë se fituam se ishin ata dobët, përkundrazi, ne fituam se luajtëm lojë grupi dhe korrekt, duke bërë një ndeshje pa gabime, – theksoi Cana. – Unë nuk mbaj mend ndonjë rast të pastër të francezëve. Nuk u lamë hapësirë dhe unë mendoj se kjo fitore ishte tërësisht e merituar nga ana jonë. Shpresojmë të ruajmë këtë ritëm edhe në sfidat e ardhshme.” Fjalë të mira për Kombëtaren thanë pas ndeshjes edhe Lenjani, Basha, Hysaj dhe lojtarët e tjerë.

Ata ua dedikuan fitoren tifozëve të Kombëtares, me shpresën se kjo mbështetje do të vijojë dhe në të ardhmen. Ata kanë besim se Shqipëria do të kualifikohet në “Euro 2016”-tën, që do të mbahet në Francë vitin e ardhshëm.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh