AlbanianSport.com 08.09.2015 10:50
ASNN – Natyrisht, nuk është e lehtë kur mundesh në fund. Për kapitenin Lorik Cana dhimbja më e madhe nuk është humbja, por që ajo u pësua në fund. “Me skuadra të tilla duhet të dish… kur mendon se më herët e ke fituar ndeshjen, në atë moment mund ta pësosh dhe në atë moment ndodhi”, – ka deklaruar ai pas humbjes me Portugalinë. – Trajneri e tha edhe në atë moment.”
“Duke marrë edhe eufori më shumë seç duhet kemi rrezikuar, – ka vijuar gjakovari. – E pësuam në fund kur nuk mund ta pësonim, por aty është një skuadër si Portugalia dhe më vjen keq për këtë. Më parë mund ta kishim pësuar, por në fund është e vërtetë se mund ta kishim fituar. U mundova të mos ta largoj topin për të parë një shokun tim, por ndodhi goditja e këndit.”
“Dhe aty isha duke bërtit që ta mbajmë përqendrimin dhe s’kemi treguar mjaftueshëm mençuri për ta evituar këtë gol”, – ka shtuar Cana, i cili kërkon që ndeshjet e mbetura të merren njëra pas tjetrës. “Tani duhet të përqendrohemi totalisht te dy sfidat e mbetura pasi janë vendimtare dhe jemi kaq pranë ëndrrës”, – ka thënë kapiteni kuqezi, duke iu referuar ndeshjes me Serbinë dhe, më pak, me Armeninë.
“Duhet të japim maksimumin pasi e kemi vetë në dorë kualifikimin dhe dhe nuk na lejohen gabimet”, – përfundoi Lorik Cana. Më 8 tetor 2015, kombëtarja kuqezi ndeshet me Serbinë në Elbasan dhe derbi ballkanik duket vendimtar për kualifikimin e Shqipërisë për në Francë.