AlbanianSport.com 28.03.2015 17:15
ASNN – Fjalëve të trajnerit kuqezi, Xhovani De Biazi, u ka bërë jehonë edhe kapiteni Cana. Në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin, Cana theksoi që skuadra shpesh herë ka gabuar për shkak të euforisë.
Mbrojtësi kosovar shtoi më tej se i gjithë grupi ka vetëm një objektiv, suksesin. “Skuadra ka më shumë përvojë dhe di të përshtatet me çdo lloj situate gjatë ndeshjes, di të reagojë dhe kjo është pozitive”, – ka deklaruar ai.
“Do të luajmë për fitore por në fund do të flasë fusha”, – shtoi kapiteni kuqezi, i cili, ndër të tjera, e cilësoi Armeninë “një kundërshtar i vështirë për skuadrat më të mëdha të grupit.”
Ai këshilloi gjithashtu tifozët që të tregohen të duruar me skuadrën për arritjen e rezultatit. “Armenia ka qenë një kundërshtar i vështirë për skuadrat më të mëdha të grupit dhe nuk ka arsye pse të mos jetë dhe për Shqipërinë”, – përfundoi Cana.