AlbanianSport.com 12.10.2014 15:05
ASNN – Kapiteni i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, deklaroi pas ndeshjes ndaj Danimarkës se Shqipëria e meritoi barazimin.
Mbrojtësi theksoi se ndihet zhgënjim për mosmarrjen e tre pikëve, por në të njëjtën kohë theksoi se kuqezinjtë mund të humbnin ndeshjen në minutën e fundit.
Në videon e mëposhtme, ai shprehet edhe për kundërshtarin e së martës dhe shokun e skuadrës tek Lacio, serbin Xhorxheviç.