Kombëtarja / Berisha: Sfidë vendimtare / Agolli: Porosi nga Azerbajxhani (Video)

Share Button

Etrit-Berisha-Ansi-Agolli-Jona-Dervishaj

AlbaniaSport.net 25.01.2015 20:25

ASNN – Në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit “Francë 2016”, Kombëtarja do të përballet të dielën me Armeninë dhe, të mërkurën, në konferencën për shtyp kanë dalë portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Ansi Agolli. Një ndeshje e vështirë ku kërkohet përqendrim dhe vlerësim të kundërshtarit. Kështu e ka vlerësuar portieri kuqezi Etrit Berisha sfidën me Armeninë

Gardiani kuqezi e ka cilësuar përballjen me armenët si një ndeshje tejet vendimtare për vazhdimësinë e ekipit dhe gjithashtu pranon se ndjen përgjegjësi mbi supe për të mbajtur të mbyllur portën dhe për të mos pësuar gol në këtë sfidë. “Luajmë përballë një kundërshtari mjaft të rrezikshëm dhe që pikën më të fortë ka kundërsulmet, – ka deklaruar ai.

“Prandaj duhet të tregohemi sa më të vëmendshëm dhe të bëjmë sa më pak gabime, – ka vijuar Berisha. – Personalisht ndjej përgjegjesi dhe kam punuar shumë psikologjikisht për të mos pësuar gol në këtë përballje. Kam besim se duke dhënë maksimumin do të dalim me 3 pikë të plota nga kjo sfidë.” Në konferencën e përditshme për shtyp, bashkë me Berishën ka qenë edhe Ansi Agolli.

Ky i fundit luan në kampionatin azer, me Karabakun, dhe për të kjo sfidë me armenët është edhe një “derbi”. Agolli deklaroi se skuadra nuk ndjen aspak presion para kësaj ndeshje dhe theksoi gjithashtu se i gjithë Azerbajxhani do të bëjë tifo për Shqipërinë kjo për shkak të konfliktit që ka me Armeninë. “Nuk ndjemë aspak presion para kësaj sfide”, – ka thënë ish-futbollisti i Tiranës.

“Po përgatitemi për të dhënë maksimumin dhe në fund shpresoj që të shpërblehemi me një fitore. Në Azerbajxhan ku luaj unë e ndjejnë shumë këtë sfidë kjo për shkak të konfliktit që kanë me shtetin armen, ndaj dhe jam i sigurt që të gjithë njerzit atje bëjnë tifo për mua dhe për ekipin shqiptar”, – ka përfunduar 33-vjeçari Ansi Agolli. Ndeshja Shqipëri-Armeni luhet të dielën, duke nisur nga 18:00 në Elbasan “Arena” dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh