Adriatik Balla 12.06.2015 09:00
Kur mbeten edhe pak nga ndeshja miqësore me Francën, portieri Etrit Berisha, ndihet optimist për rezultat pozitiv dhe pranon se kjo ndeshje e motivon skuadrën të shpresojë Evropianin. “Ne nuk mendojmë për vendimin e KAS-it”, – ka deklaruar ai.
“Për ne e rëndësishme është të fokusohemi tek ndeshja me Francën pastaj për ndeshjet e shtatorit, – ka vijuar gardiani kuqezi. – Më e rëndësishme është ndeshja me Danimarkën, pasi i kemi rivalë direkt për vendin e dytë, që është edhe objektivi ynë.”
Për Berishën siguria për objektivin e vendosur ka një pikënisje dhe një bazë nga ku buron besimi. “Për lojën dhe mundësitë që kemi është një objektiv real për ne”, – ka theksuar Etrit Berisha, duke përfunduar: “Duhet të kualifikohemi për në Evropian”.