AlbanianSport.com 06.10.2015 14:40
ASNN – Shqipëria përballet me Serbinë të enjten dhe trajneri i Kombëtares kuqezi, po merr parasysh të gjithë skenarët, pasi 4 lojtarë të rëndësishëm, si kapiteni Lorik Cana, por edhe Kukeli, Bulku dhe Aliji, vijnë pas dëmtimesh dhe ende nuk janë në 100 % të mundësive të tyre.
Ndërkaq, në konferencën e përditshme për shtyp, të mbajtur në kampin e saj stërvitor në Durrës, dy futbollistët kuqezi, portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj e kanë vlerësuar Serbinë si një kundërshtar të fortë, por kanë theksuar se Shqipëria do të bëjë lojën e saj.
Kombëtarja kuqezi vazhdon përgatitjet për ndeshjen e së enjtes me Serbinë dhe, në konferencën e përditshme për shtyp, të mbajtur në kampin e saj stërvitor në Durrës, dy futbollistët Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj e kanë vlerësuar Serbinë si një kundërshtar të fortë, por kanë theksuar se Shqipëria do të bëjë lojën e saj.
Kombëtarja po vijon me përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, një takim i shumëpritur për rëndësinë e tij në fushë dhe jashtë saj. Pritshmëritë për sfidën që mund të vendosë shumë janë të larta, pasi kërkohet fitorja, që mund të na kualifikojë për herë të parë në finalet e një Kampionati Evropian.
Tensioni që ndihet në mediat serbe dhe opinionin sportiv nuk duket të ketë ndikuar tek kuqezinjtë. “Të them të drejtën kam dëgjuar që thuhet për presionin që ka ekipi për këtë takim, por unë personalisht nuk e ndjej, por edhe ekipi është fokusuar vetëm te takimi”, – ka theksuar gardiani i portës së Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha.
Në këtë sfidë trajneri De Biazi do të ketë të gatshëm edhe mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj, për të cilin përballja me Serbinë nuk ndryshon nga ato me kundërshtarët e tjerë në grup. “Është një ndeshje e si gjithë të tjerat, nuk mendoj se ndryshon shumë nga ajo me Portugalinë, – ka thënë ai. – Ne na duhet fitorja që të mbyllim kualifikimin sa më shpejt.”