Kombëtarja / Berisha: Fanella kuqezi, privilegj, por që mbart detyrime

Share Button

AlbanianSport.com 01/06/2018 18:30

ASNN – Ndeshja Ukrainë-Shqipëri do të zhvillohet të dielën, në Evian të Francës, dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 16:00. Dhe portieri Etrit Berisha, i pranishëm në konferencë krahas Panuçit, ka kërkuar nga lojtarët e rinj që të marrin më tepër përgjegjësi. “Normalisht që është përgjegjësi, si për mua, por edhe për të gjithë të tjerët që vijnë këtu”, – ka thënë ai.

“Kombëtarja është diçka e shenjtë dhe të gjithë ne mundohemi të bëjmë detyrën tonë në mënyrën sa më të mirë të mundshme, – ka vijuar gardiani kuqezi. – Duhet që edhe të rinjtë ta ndjejnë fanellën po njësoj dhe më pas do të jemi edhe më mirë. Me Kosovën ndodhi ajo që ndodhi, por të dielën do të jetë një test edhe më i rëndësishëm për ne. Në dy ndeshjet e fundit kemi pasur probleme si me lojë, ashtu edhe me rezultat.”

“Ndërsa të dielën do të provojmë të tregojmë se kemi cilësi, – ka thënë Berisha. – Me Kosovën nuk u futëm në lojë ashtu si duhet, përballë një kundërshtari që kishte një dëshirë të jashtëzakonshme për të bërë mirë. Sidoqoftë, unë besoj se Shqipëria ka një grup cilësor, që mund ta çojë kombëtaren në Kampionatin Evropian.” Portieri i Kombëtares nuk e ka mohuar klimën që u krijua në ekip pas humbjes me Kosovën.

“Pas ndeshjes të gjithë ishin të zhgënjyer me atë paraqitje, – ka thënë ai. – Pasi pamë lojën përsëritje, pamë se të gjithë mund të bënim më shumë në momente të caktuara. Të gjithë ishim dakord që nuk ishim paraqitur mirë dhe me siguri që do të ndryshojmë këtë që në ndeshjen me Ukrainën. Ne jemi profesionistë dhe mendojmë të japim më të mirën, pasi kjo është e vetmja mënyrë për t’i shërbyer ekipit.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh