Kombëtarja / Anti-Franca, De Biazi guxon me 3 ndryshime në 11-she

Share Button

Kombetarja-Austri-2016-De-Biazi-profil

AlbanianSport.com 15.06.2016 10:05

ASNN – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi, ka vendosur të bëjë tre ndryshime në formacionin anti-Francë. Xhaka dhe Roshi nuk do të jenë titullarë. Në vend të tyre do të luajnë Memushaj dhe Lila. Ndërsa në vend të Canës, të pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori me Zvicrën, do të luajë Ajeti. Është një surprizë, por Taulant Xhaka nuk do të jetë në formacionin kryesor të së mërkurës, në ndeshjen ndaj Francës.
Kështu ka vendosur trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhovani De Biazi. Por ky nuk do të jetë ndryshimi i vetëm që italiani i kuqezinjve do të bëjë për këtë ndeshje. Në vend të Lorik Canës, i cili nuk luan për shkak të kartonit të kuq, që mori në ndeshjen me Zvicrën, De Biazi do të aktivizojë Arlind Ajetin. Në mesfushë, në vend të Xhakës pritet të luaj Ledian Memushaj. Ndërsa nuk do të ndërrojë asgjë në pjesën tjetër të mbrojtjes me Berishën në portë, Mavrajn përkrah Ajetit e Hysajn e Agollin nga krahët.
Kukeli, i cili bëri një paraqitje të mirë në rolin e tij si i tërhequr ndaj helvetëve kur Shqipëria mbeti me 10 lojtarë, do të jetë sërish organizatori i kuqezinjve, në pozicionin para qendrës së mbrojtjes. Një ndryshim tjetër ka të bëjë me Odise Roshin. Ndaj Francës, në vend të tij do të aktivizohet Andi Lila në krahun e djathtë. Ndërsa ruajnë pozicionet e tyre Abrashi, mjaft efektiv në mesin e fushës në ndeshjen me Zvicrën, ashtu si dhe Lenjani.
Sulmi do t’i besohet sërish Armando Sadikut. Stërvitja e fundit e Kombëtares, para ndeshjes me Francën, i ka shërbyer De Biazit për të provuar formacionin që do të hedhë në fushën e Stadiumit “Velodrom” të Marsejës, për sfidën ndaj Francës. Një vend titullari ishte menduar t’i jepej edhe Kaçes, por gjendja e futbollistit nuk ka qenë e mirë pas dhimbjeve që ka patur në gju, çka e ka bërë të pamundur aktivizimin e tij sonte ndaj vendasve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh