Kombëtaret / Ndryshime në listën e Nën-21 & Nën-19-vjeçarëve kuqezinj

Share Button

AlbanianSport.com 05/10/2021 20:10

ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve ka zhvilluar të martën seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës ndaj Andorrës dhe Sllovenisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti shqiptar që luan tek ekipi i Tiranës, Marsel Ismajlgeci është larguar nga grumbullimi ditën e sotme pasi ka rezultuar pozitiv me “Covid-19”, duke mos qenë kështu i gatshëm të luajë për Shpresat kuqezi në dy ndeshjet e ardhshme zyrtare.

Pas rezultimit të Ismajlgecit pozitiv, në bazë të protokollit shëndetsor, lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve me tampon, por me përjashtim të lojtarit të Tiranës, të gjithë kanë rezultuar negativ. Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve do të luajë ndeshjen e 3-të të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian ndaj Andorrës, më 7 tetor ndërsa katër ditë më vonë do të luajë kundër Sllovenisë. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi vijon prej tre ditësh përgatitjet, teksa sot është stërvitur në Stadiumin e Egnatias. Gjithashtu, një tjetër futbollist i ekipeve të moshave të Kombëtares ka rezultuar pozitiv me “Covid-19”. Bëhet fjalë për Mateo Çipin, lojtari kuqezi i cili ishte në listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri i ekipit kombëtar të Nën-19-vjeçarëve, Armando Cungu në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Malit të Zi.

Kësisoj, pas daljes pozitiv Çipi nuk është bashkuar me kuqezinjtë. Ai është larguar nga grumbullimi në vendin fqinj, ku kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet që nga dita e hënë. Ndeshja e parë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Cungu do të luhet më 8 tetor, ndërsa miqësorja e dytë do të zhvillohet më 12 tetor 2021.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh