KOKSH / “Tarragona 2016”, përgatitje midis vështirësive të shumta të Federatave

Share Button

koksh-tarragona-takim-tahiri-capo-dionisi-mikerezi-2016

Gjergj Vyshka 26.10.2016 09:45

Vështirësia më e madhe e Federatave Sportive, të paktën sipas asaj që kanë ngritur në mbledhje përfaqësuesit e Qitjes dhe të Çiklizmit, janë buxhetet. Sepse vërtetë mund të planifikohet që tani pjesëmarrja në “Tarragona 2017”, por varet se sa mund të japë buxhet financiar Ministria e Arsimit dhe Sportit. Aq më tepër që çiklizmi, jo vetëm për shkak të përgatitjes, por dhe të bazës materiale, apo dhe qitja kanë specifika të tjera në krahasim me sportet pjesëmarrëse në Olimpiadë.

Por jo vetëm kaq, vështirësi për të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2017”, të paktën në këtë moment, paraqet dhe basketboll, pavarësisht se do të jetë “street-ball”-i si disiplinë, që ka një numër më të vogël sportistësh. Sepse, të paktën sipas burimeve të sigurta që vijnë nga Federata Shqiptare e Basketbollit, Eliminatoret e Botërorit për ekipin e meshkujve janë afruar nga nëntori 2017 në gusht 2017.

Jo vetëm kaq, por duke qenë se konfirmimi për pjesëmarrje do të jetë në 18 nëntor të këtij viti, basketbolli përllogarit dhe pjesëmarrjen e të gjitha skuadrave të moshave në Kampionatet Evropiane. Po kështu janë dhe disiplinat e tjera, mbi të gjitha peshëngritja e cila do të përgatitet për 2017-ën për organizimin e Kampionatit Evropian të të rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve në Tiranë, që do të mbahet nga data 22 nëntor, deri më 2 dhjetor 2016.

E parë kështu kur të gjithë Federatat tashmë do të jenë dhe në proces zgjedhor, përtej kërkesës së KOKSH për t’u përgatitur që tani për “Tarragona 2017”, vështirësitë ekzistojnë. E vetmja zgjidhje do të jetë buxhet ekstra nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, përfaqësuesit e të cilit nuk kanë qenë në mbledhje, që të mos bjerë barrë e rëndë për atë që do të jepet gjatë gjithë vitit. Sepse një pjesëmarrje në “Tarragona 2017” do të thotë një veprimtari ndërkombëtare më pak për të gjithë…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh