Gjergj Vyshka 17.09.2016 19:40
“Kemi qenë një delegacion kompakt, ndërsa kemi manifestuar miqësi e dashuri me njëri-tjetrin, – ka thënë shefi i delegacionit kuqezi në “Rio 2016”, Gjergj Ruli. – Gjithçka që është thënë është përpjekje për prishje të imazhit.”
“Keqkuptimet me Caljen kanë lindur pse ka konfirmuar për bursën, – ka vijuar ai. – Ndërsa për Velin mund të them që ka ardhur një ditë përpara garës dhe ishte e pamundur futja në ceremoni.”
“Madje duke qenë se kanë qëndruar 8 orë në këmbë atëherë kam bërë mirë që nuk e kam futur, sepse rezultati i saj më dha të drejtë mua. Luiza ka bërë një garë sakrifice, Smajlaj dhe dy notarët mirë. Kështu që ne jemi të kënaqur”, – ka përfunduar Ruli.