Gjergj Vyshka 11.11.2014 09:45
Sporti dhe Edukimi është një tjetër projekt i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, i cili ka për qëllim kombinimin e paraqitjes në aktivitetet ndërkombëtare me rezultate të larta me edukimin.
Madje është një projekt që sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar i jep përgjigje dhe pyetjes: Si munden sportistët më të mirë të bashkojnë arritjet sportive të nivelit të lartë me asimin dhe karrierën për të realizuar kalimin e tyre në tregun e punës, atje ku mund të tregojnë aftësitë e tyre për të kontribuar më tej në shoqëri?
Ky kurs ka si objektiv certifikimin e sportistëve në përgatitjen e tyre për tregun e punës, që të jenë të hapur për arsimimin e mëtejshëm, si dhe të përgatitur mirë e të plotësuar brenda shoqërisë si qytetar, në tregun e punës dhe në familje.
Pjesëmarrësit në këtë kurs do të jenë sportistët elitarë dhe talentet e reja, kurse partnerët do të jenë British Konseil dhe Kolegji “Harri Fultz”. Kurset e trajnimit për gjuhën angleze do të jenë 6-mujore, kurse ai i informatikës do të jetë 3-mujore.
Mosha e pjesëmarrjes do të jetë 18-35 vjeç, ndërsa afati i fundit për regjistrim është 10 dhjetori i këtij viti.